Flash

Padia e Lapajt/ Shehaj e ironizon duke nxjerrë dokumenta (VIDEO)

Lapsi.al 2 April 2025
Padia e Lapajt/ Shehaj e ironizon duke nxjerrë dokumenta (VIDEO)

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka nxjerrë dokumente të tjera për Adriatik Lapajn dhe e ka ironizuar atë, pas padisë për shpifje dhe fyerje që ky i fundit depozitoi në Gjykatën e Posaçme.

Agron Shehaj nxorri në video, sipas tij, vendimin e gjykatës së vjehrrit të Lapajt, Alltun Çela për një pronë në Ksamil, ku subjekti përfitues është mbrojtur në Apel nga Lapaj.

Me nota tallëse në profilin e tij në rrjetet sociale, Agron Shehaj thotë se tani luftën Adriatik Lapaj e ka në gjykatë, që t’i shpëtojë burgut dhe jo me atë.

Kreu i 'Mundësia' theksoi se Lapaj duhet të mos i fshihet përballjes në publik për aferat me pronat.

Kur dorëzoi kallëzimin në Gjykatën e Posaçme, Adriatik Lapaj u shpreh se nuk kërkonte përplasje me Shehajn, por akuzat e tij meritonin një përgjigje.

Lexo më tej: Adriatik Lapaj në GJKKO, padit për shpifje Agron Shehajn 

 

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI