Flash

SPAK jep detaje për 2024-n: Sa zyrtarë u hetuan

Lapsi.al 2 April 2025
SPAK jep detaje për 2024-n: Sa zyrtarë u hetuan

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka publikuar raportin vjetor për luftën kundër korrupsionit, duke evidentuar një rritje të ndjeshme të çështjeve dhe personave nën hetim gjatë vitit 2024.

Sipas raportit, 33 ish-zyrtarë të lartë kanë qenë objekt hetimi, ku 19 prej tyre janë dërguar në gjykatë me kërkesë për gjykim, që përfaqëson 52.9% të rasteve.

Krahasuar me 2023, SPAK ka regjistruar:

🔹 483 çështje nën hetim, një rritje prej 8% nga 447 një vit më parë.

🔹 257 persona nën hetim, një rritje prej 20% nga 212 në 2023.

🔹 41 çështje të dërguara për gjykim, një rritje prej 8% nga 38 vitin e kaluar.

“Për sa i përket luftës kundër korrupsionit, Prokuroria e Posaçme ka ndjekur një qasje aktive duke hetuar një numër të konsiderueshëm zyrtarësh të lartë. Gjatë vitit 2024, rezultojnë ish – 33 zyrtarë të lartë nën hetim (ku dy prej tyre janë të regjistruar në dy procedime të ndryshme secili), nga të cilët 19 zyrtarë janë dërguar në gjykatë me kërkesë për gjykim. Nga numri total i ish-zyrtarëve të lartë nën hetim, 19 prej tyre janë dërguar në gjykatë, që përfaqëson 52,9% të rasteve.

Lidhur me volumin e çështjeve nën hetim për veprat penale në fushën e korrupsionit, gjatë vitit 2024, Prokuroria e Posaçme ka shënuar një rritje me rreth 8% krahasuar me vitin paraardhës (nga 447 çështje nën hetim për vitin 2023 në 483 çështje nën hetim për vitin 2024). Po kështu, është rritur me rreth 20%, edhe numri i personave të cilët që kanë qenë nën hetim për vitin 2024 në krahasim me ata të vitit paraardhës (nga 212 persona nën hetim në vitin 2023, në 257 persona nën hetim në vitin 2024). Rritje në masën rreth 8% ka shënuar gjithashtu, edhe numri i hetimeve të përfunduara dhe të dërguara për gjykim në krahasim me vitin 2023 (nga 38 në vitin 2023, në 41 në vitin 2024)”, thuhet në raport.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI