Flash

Kurti nis takimet me pakicat, synon të formojë qeverinë e re brenda dy javëve

Lapsi.al 2 April 2025
Kurti nis takimet me pakicat, synon të formojë qeverinë e re

Albin Kurti synon ta sigurojë shumicën e nevojshme për të qëndruar më tej në krye të Qeverisë së Kosovës. Dhe këtë kërkon ta bëjë pas bisedimeve në dy javë. Kryeministri në detyrë i nisi zyrtarisht përpjekjet me opozitarët.

Në zyrën e tij në Qeveri, ai i nisi takimet me partitë politike të pakicave, për t’u konsultuar me përfaqësues të tyre lidhur me formimin e qeverisë së re të vendit.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje u takua me zëvendësen e tij në detyrë dhe kryetaren e Partisë së Re Demokratike (NDS) boshnjake, Emilija Rexhepi, e cila konfirmoi gatishmërinë e plotë për vazhdim të bashkëpunimit.

Kurti i vijoi takimet me partitë e pakicave duke e pritur në zyrën e tij në qeveri ministrin në detyrë për Komunitete dhe Kthim dhe kryetarin e Partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, Nenad Rashiq. Edhe ai përsëriti mbështetjen e tij ndaj kryeministrit Kurti për formimin e qeverisë së re dhe vazhdimit të bashkëpunimit të frytshëm edhe në mandatin e ardhshëm.

As dy javë të plota nuk kanë mbetur nga dita kur Kurti synon ta paraqesë para Kuvendit përbërjen e qeverisë së ardhshme dhe zgjedhjen e saj.

Seanca konstituive e Kuvendit do të mbahet më 15 prill, siç vendosi të martën presidentja Vjosa Osmani. Po atë ditë, LVV synon ta zgjedhë edhe qeverinë.

Të këshilluara

Rama zbulon bisedimet me kompaninë TikTok

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se qeveria shqiptare ka nisur një dialog me kompaninë e TikTok në lidhje me mundësinë e rikthimit të aplikacionit në Shqip...

17:33

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI