Flash

Rama zbulon bisedimet me kompaninë TikTok

Lapsi.al 2 April 2025
Rama zbulon bisedimet me kompaninë TikTok

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se qeveria shqiptare ka nisur një dialog me kompaninë e TikTok në lidhje me mundësinë e rikthimit të aplikacionit në Shqipëri. Në një deklaratë të bërë gjatë një aktiviteti në shkollën Besnik Sykja, Rama ka theksuar se qeveria kërkon që TikTok të paraqesë një propozim të besueshëm, i cili duhet të përfshijë një sistem filtrimi për mbrojtjen e fëmijëve dhe një program edukativ që do të stimulojë mësimin e shkencave dhe matematikës.

Ai ka shtuar se, përveç mbrojtjes së fëmijëve nga përmbajtjet e rrezikshme, kompania duhet të garantojë që do të respektojë këto kërkesa për të mundësuar rikthimin e TikTok në Shqipëri. Rama ka thënë gjithashtu se çdo propozim që do të paraqitet do të duhet të diskutohet me mësuesit dhe prindërit, dhe se shpreson që ky proces të përfundojë në një periudhë jo shumë të largët.

"Ne kemi hyrë në një dialog me kompaninë përmes AKSH-it dhe ministrisë se Arsimit dhe kemi kërkuar nga kompania që nëse do që të ketë akses në Shqipëri duhet të na paraqesë një propozim të besueshëm dhe bindes për një numër të caktuar filtrash për fëmijët tanë dhe një program specifik për të stimuluar mësimin, mësimin e shkencës, matematikës etj. Ndërkohë që duhet të na garantojë që fëmijët janë të mbrojtur nga pjesët e rrezikshme. Kompania e ka marrë seriozisht dhe në ka premtuar se do ta na i paraqesë këtë propozim. Çfarë kompania do të na ofrojë do të duhet të ndahet me mësuesit dhe prindërit. Shpresoj që në një kohë jo shumë të largët ata do të vijnë dhe ne do rikthehemi tej ju dhe do ti ndajmë këto të dhëna që do marrim nga propozimi i kompanisë." - u shpreh Rama.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI