Flash

Spa për Audin e Belinda Ballukut, shpenzime luksi me taksat e fukarenjve

Lapsi.al 3 April 2025
Spa për Audin e Belinda Ballukut, shpenzime luksi me taksat e fukarenjve

Në një vend ku pensionistët numërojnë qindarkat për ilace dhe ku spitalet s’kanë pajisje për kurimin e pacientëve, Belinda Balluku – zv.kryeministre dhe ministre e Infrastrukturës– ka urgjencën e saj personale: larjen e makinës.

Sigurisht që larja e Audit të saj, model A8 nuk mund të bëhet si plebenjtë me kova me ujë. Mjeti i saj kërkon trajtim, dhe për këtë zhvillohet një tender që saktëson se për larjen e mjetit Audi A8 dhe të disa makinave të tjera duhet; fshesë me kompresor; solucion të specializuar dhe 10 mijë euro shpenzime në muaj.

10 mijë euro – një detaj gjenial për të mos kaluar në procedurë të hapur dhe për t’ia servirur si “blerje të vogël” një lavazhi mik.

Specifikat janë në tenderin që u hap në datën 28 mars 2025, ku kërkohet që lavazhi të mos jetë më larg se 2 km nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjetikës, të punojë me dy turne, edhe të shtunave, të ketë ambient pritjeje për 4 makina, të mos mbajë makinën më shumë se 30 minuta në radhë, të ofrojë pastrim brenda-jashtë për 30 minuta, dhe të jetë i pajisur me leje mjedisore.

Nuk duhet harruar kushti final: “Larja të bëhet me solucion, jo furçë” – një detaj që të bën të dyshosh nëse po flasim për një makinë apo për një objekt kulti politik që meriton trajtim spa.

Tenderi parashikon që vetëm makina Audi A8 e ministres të lahet 12 herë në muaj. Po, një herë në çdo dy ditë pune.

Me 10 mijë euro nuk do të trajtohet vetëm Audi i ministres. Lista e lavazhit vazhdon me një Toyota, një Volksëagen Touareg, një Hyundai, një Citroen, një Land Rover, një Toyota Rav4, një Skoda dhe një tjetër Toyota.

Në total, një ceremoni e përmuajshme larjeje për një flotë të tërë makinash qeveritare, të paguara nga taksat e qytetarëve, përfshirë dhe të atyre që ankohen se s’kanë ujë në shtëpitë e tyre.

Ah, për të mos u harruar luksi final: “larje tapicerie 10 herë në vit” për 3 vetura dhe 7 fuoristrada. Sepse kush mund ta parashikojë çfarë mund të ndodhë mbi tapicerinë e një makine qeveritare– historia e shtetit shqiptar mund të shkruhet aty.

Në fund fare, mbetet veçse një pyetje e thjeshtë: A është kjo lavazh për makina, apo rrjepja e zakonshme e parave tona? Sepse kur një ministre e akuzuar si “Lubia e tenderave” vendos të shpëlajë makinën e saj 12 herë në muaj me tender publik, këtu nuk flitet më për pastrim, por për shpëlarjen e radhës së buxhetit nga paratë e taksave.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

92.59

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI