Flash

Akuza e fortë e Berishës: Agron Shehaj vodhi databazën e anëtarëve të PD dhe iku

Lapsi.al 3 April 2025
Akuza e fortë e Berishës: Agron Shehaj vodhi databazën e

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u tregua i ashpër ndaj Agron Shehajt, i cili në zgjedhjet e 11 Majit “u divorcua” nga selia blu dhe krijoi partinë e tij. Berisha u shpreh se "Shehaj është opozitë e opozitës dhe pasi krijoi partinë e tij ka shkelur kodin më elementar moral". Sipas kryedemokratit, Shehaj ka marrë databazën e Partisë Demokratike në pabesi të plotë.

“Agron Shehaj sigurisht që është opozitë e opozitës. Pse? Agron Shehaj kishte një vend dhe ishte fare i respektuar në Partinë Demokratike. Agron Shehaj papritmas, do iki më tha mua. Mirë i thashë unë, se unë respektoj çdo mendim, por i thashë Agron vend më të përshtatshëm për ardhmërinë tënde politike nuk do gjesh. Shkoi, krijoi partinë.

LEXO EDHE: “Agron Shehajt i ofrova Bashkinë e Tiranës”/ Berisha: I kam kërkuar të mos largohet

Tani Agron Shehaj, ta them këtu, shkel kodin më elementar moral. Ta them cili është. Agron Shehaj ka marrë database-n në pabesi të plotë për të mos thënë dhe më shumë të Partisë Demokratike, të cilin unë kam qenë shkak që ia kam dhënë se nuk mund t’i mbaja rezervë dhe tani shfrytëzon këtë database jashtë çdo kodi moral. Mund të tregoj përgjigje që i tregojnë demokratët atij që s’mund ta bëjë kurrë.

Ka një kod moral. Këto që paraqiten të reja dhe që ikën nga PD-ja, sigurisht që shqiptarët presin risi. Çfarë sjell ky? Ky përdor database e PD-së, për të çuar mesazhe, jashtëzakonisht e dobët. Ti partinë tënde do ta krijosh me punën tënde si duhet”, - tha Berisha. /tvklan.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI