Flash

Lista e mbyllur e PD/ Berisha: Ata mbështetën PD në kohën e përçarjes, e meritojnë

Lapsi.al 3 April 2025
Lista e mbyllur e PD/ Berisha: Ata mbështetën PD në kohën e

Kryetari i PD, Sali Berisha ka folur në emisionin “Opinion” në lidhje me përzgjedhjen e emrave të kandidatëve për deputetë në listën e mbyllur. Berisha tregoi pse shumë prej emrave që janë në listë të mbyllur për shkak se e mbështetën atë në kohën e përçarjes së PD. Berisha foli dhe në lidhje me reflektimin e primareve në listat e kandidatëve për deputet.

“PD kaloi në një kalvar të padëgjuar ndonjëherë, ekzistence ose jo… Këta njerëz u rreshtuan në krahun e ekzistencës së një partie politike jashtë kontrollit të Edi Ramës, ambasadës apo tjetër kujt. Flamur Noka, Oerd Bylykbashi, Albana Vokshi, Belind Këlliçi, Besart Xhaferri, Edmond Spaho, Ivi Kaso e të tjerë e një grup i tërë u përballën ama në zgjedhjen e tyre.

Zgjodhën të mbështesnin një kauzë që zgjodhi Berisha. Pa mbështetjen e këtyre individëve, PD-ja nuk do ishte kurrë një forcë siç është sot, por një shtojcë, një fasadë e opozitës. Opozita sovrane nuk është çështje partie, por themelore e pluralizmit. Kanë qenë, por meritojnë nderimin më të madh se kaluan një proces”, - tha Berisha.

Ai vuri theksin edhe te aftësitë e tyre organizative, si element thelbësor për zgjedhjet parlamentare. 

"Përveç kësaj, këta dhe disa të tjerë ishin njerëz me fuqi organizative, që është aspekt kryesor në zgjedhje. Duhet të merrte dikush përgjegjësi. Së dyti, po në listën e mbyllur janë një pjesë e mirë e tyre. Në çdo qark..

I pari i listës së Tiranës është Balliu. Hysen Kadiu kisha dëshirë të ishte në listën e mbyllur, por duke pasur parasysh 4 vende u zunë nga aleatët, 5 ose 6 ishin ekzoficio. Tiranës i mbetën vetëm 2 vende, udhëheqësi Belind Këlliçi dhe Balliu. Sikur mundësia më e vogël të ishte, absolutisht do të ishte Kadiu. Floriana Garo? Zëdhënësi i partisë në statut nuk është ekzoficio në listë" - tha Berisha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

92.59

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI