Flash

Berisha tregon kur do të vijë LaCivita dhe nëse do i sjellë një ftesë për në SHBA

Lapsi.al 3 April 2025
Berisha tregon kur do të vijë LaCivita dhe nëse do i sjellë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha në emisionin “Opinion se Chris LaCivita do të vijë në Shqipëri sapo të hapet fushata.

“Do vijë këto ditë kur të hapet fushata dhe ne jemi në komunikim të përditshëm online me të” – tha Berisha.

Ai mohoi lajmet se LaCivita do të vinte bashkë me një ftesë për kryedemokratin për të vizituar SHBA-në. Berisha tha se ai është konsulent elektoral dhe jo lobist.

“Absolutisht kurrë. Nuk është e vërtetë se ai është konsulent elektoral. Nuk është lobist. Ai është bashkëkryetari i Komitetit Kombëtar Republikan” – tha Berisha që shtoi se LaCivita nuk e vë në dyshim fitoren në 11 maj.

“As që e ka vënë në dyshim ndonjëherë. Ai e njeh. Ka feeling. Lëre mos e pyet. Ai e sheh. Ajo do të thotë një fitimtar pastaj. Po i tha ashtu, e nderojnë me atë” – tha Berisha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI