Flash

15-vjeçari nga Vlora braktis Fortnite dhe rrëzon faqet shtetërore (FOTO)

Lapsi.al 4 April 2025
15-vjeçari nga Vlora braktis Fortnite dhe rrëzon faqet

Policia e Vlorës ka finalizuar me sukses operacionin “The Accountant”, duke zbuluar një rast të ndërhyrjes së paautorizuar në sistemet kompjuterike të disa institucioneve shtetërore. Autori nuk është ndonjë ekspert i Iranit, as ushtar i mafias dixhitale ruse dhe as ndonjë pirat kibernetik kinez.

Është një adoleshent nga Vlora. Një talent, vetëm 15 vjeç, që sipas hetimeve paraprake ka arritur të futet në email-et dhe faqet zyrtare të institucioneve publike gjatë muajit mars 2025, duke i nxjerrë ato jashtë funksionit për periudha të caktuara.

Policia saktëson se nuk ka pasur vjedhje të të dhënave apo të dokumenteve konfidenciale. Sepse shumica e faqeve shtetërore nuk përmbajnë më asgjë që nuk është publikuar më parë nga hakerat iranianë.

Gjithsesi, gjatë kontrollit janë sekuestruar  5 laptopë, 6 telefona celularë dhe 1 dron.

Pajisjet që policia i rreshton mes provave të krimit, ngjajnë më shumë me arsenalin e një youtuberi në kërkim të famës, sesa një “kërcënimi kombëtar”.

Por standartet e sigurisë të shtetit tonë tashmë dihen: mjafton që nxënësit të një gjimnazi t'i mërzitet ora e fiskulturës dhe aq e patën edhe sistemet tona të sigurisë kibernetike.

Hetimet vijojnë për të zbuluar nëse ka persona të tjerë të përfshirë. Gjithsesi, pyetja që shtrohet pas këtij zbulimi është: Në duart e kujt ka mbetur siguria dixhitale e shtetit tonë, nëse të dhënat e SHISH vidhen nga iranianët, të dhënat e policisë vidhen nga drejtorët e ministrisë së brendshme, dhe kur mjafton një 15-vjeçar me Wi-fi për ta çuar sistemin në 404?

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI