Flash

Nesër protestohet në Prishtinë kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike

Lapsi.al 4 April 2025
Nesër protestohet në Prishtinë kundër shtrenjtimit të

Nesër do të mbahet një protestë në Prishtinë, e cila ka për qëllim kundërshtimin e shtrenjtimit të energjisë elektrike, ku Zyra e Rregullatorit për Energji Eletrike (ZRRE) ka paralajmëruar rritje për 15%, shkruan Gazeta Sinjali.

Njëri ndër organizatorët e kësaj proteste, njëherit edhe i grupit “Asnjë cent më shumë”, Luan Hasanaj ka bërë thirrje për mbështetje nga qytetarët për të marrë pjesë nesër në këtë protestë.

Madje, ai ka kërkuar nga bizneset, në shenjë solidarizmi, t’i mbyllin lokalet e tyre nga ora 15:00 deri 16:00.

Hasanaj ka thënë se kjo rritje e çmimit të energjisë nuk është barrë vetëm për qytetarët, por edhe për bizneset, duke rritur kostot e operimit dhe duke rrezikuar qëndrueshmërinë e aktiviteteve ekonomike

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI