Flash

DW: Ashpërsohen tonet mes Kosovës dhe Serbisë

Lapsi.al 20 March 2025
DW: Ashpërsohen tonet mes Kosovës dhe Serbisë

Beogradi dhe Prishtina ashpërsojnë retorikën pas nënshkrimit të deklaratës për aleancë ushtarake ndërmjet Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë. Deklarata u nënshkrua dy ditë më parë në Tiranë ndërmjet ministrave të Mbrojtjes së Shqipërisë, Pirro Vengu, atij të Kroacisë, Ivan Anušić, dhe ministrit kosovar të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Ejup Maqedonci.

Të tre ministrat thanë se synimi i kësaj aleance mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë është bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes dhe theksuan se aleanca nuk është kërcënim për askënd, por një mesazh për ata që synojnë të kërcënojnë rajonin.

Deklarata për aleancë ushtarake ndërmjet Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë, e nënshkruar në Tiranë ka për qëllim "promovimin e bashkëpunimit në ngritjen e kapaciteteve të mbrojtjes dhe industrisë së mbrojtjes, rritjen e ndërveprueshmërisë përmes edukimit, trajnimit dhe ushtrimeve, kundërveprimin ndaj kërcënimeve hibride dhe forcimin e qëndrueshmërisë strategjike, si dhe ofrimin e mbështetjes së plotë për integrimin euro-atlantik dhe atë të mbrojtjes rajonale".

Për t'iu bashkuar kësaj aleance është ftuar edhe Bullgaria, duke e bërë këtë aleancë të parën të këtij lloji në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Ministria e Jashtme serbe flet për provokim

Ministrat e Mbrojtjes, ai i Shqipërisë, Pirro Vengu, ai i Kosovës, Ejup Maqedonci dhe kroat, Ivan Anušić tregojnë deklaratën

I menjëhershëm ishte reagimi i Serbisë përmes Ministrisë së Jashtme, e cila e konsideron "provokim” marrëveshjen për aleancën ushtarake të nënshkruar nga ministrat e mbrojtjes të Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë. Në reagimin e saj, Serbia thotë se "do t'u dërgojë kërkesë urgjente ministrive të jashtme të Kroacisë dhe Shqipërisë, duke kërkuar shpjegim të detajuar.”

"Me këtë marrëveshje, këto dy shtete, së bashku me përfaqësuesin e paligjshëm të institucioneve të përkohshme të vetëqeverisjes në Prishtinë, kanë ndërmarrë hapa që dëmtojnë stabilitetin rajonal. Serbia, si një shtet që garanton paqen dhe neutralitetin ushtarak në Ballkan, me të drejtë kërkon përgjigje mbi natyrën dhe objektivat e këtij bashkëpunimi në fushën e sigurisë,” - thuhet në reagimin e Beogradit zyrtar, duke shtuar se "Serbia e sheh si fakt shqetësues pse kjo aleancë ushtarake është formuar pa asnjë konsultim me Beogradin.”

"Serbia pretendon se armatosja e njëanshme dhe bashkëpunimi ushtarak me struktura të paligjshme në territorin e Kosovës përbën shkelje të rëndë të rendit juridik ndërkombëtar dhe kërcënim të drejtpërdrejtë për paqen rajonale,” - thuhet në reagimin e Beogradit zyrtar.

Kosova e dënon deklaratën e Serbisë

Nga ana tjetër, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës e dënon ashpër deklaratën e Serbisë në lidhje me memorandumin trepalësh në fushën ushtarake Kosovë-Kroaci-Shqipëri. Sipas ministres së jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, deklarata e Serbisë "nuk është vetëm agresive dhe kërcënuese, por gjithashtu përbën një shkelje të hapur të Marrëveshjeve të Brukselit”.

Ministrja e JAshtme e Kosovës, Donika Gërvalla duke folur për DW

Sipas Gërvallës, "duke bërë deklarata të tilla, Serbia minon angazhimet e saj për ndërtimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore me Kosovën”.

"Retorika e Serbisë është e mbushur me tone hegjemoniste, pasi ajo përpiqet të paraqitet si fuqia dominuese në Ballkanin Perëndimor, duke kërkuar shpjegime nga Kroacia dhe Shqipëria, dy shtete sovrane, të dyja anëtare të NATO-s, me Kroacinë gjithashtu anëtare të Bashkimit Evropian.

Kjo sjellje është tërësisht e papranueshme dhe përbën një tjetër shkelje të Marrëveshjes së Brukselit, e cila parashikon qartë se Serbia nuk do të pengojë marrëdhëniet ndërkombëtare të Kosovës dhe nuk do të pretendojë të flasë në emër të Kosovës në marrëdhëniet me shtete dhe organizata të tjera,” thotë Donika Gërvalla. /DW

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.60

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pak ditë pas martesës, humbën jetën në aksident/ Tragjedia e çiftit në Manzë

Aksidenti tragjik në Manzë, ku humbën jetën çifti i sapomartuar Kleo Vrioni e Sara Brugentelli dhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri, dyshohet se ndodhi pasi BMW-ja po lëvizte me rreth 114 km/orë, ndërsa drejtuesi rezultoi nën efektin e alkoolit, teksa dy pasagjerët e tjerë mbetën të plagosur, njëri në gjendje të rëndë.

14:37

Me sytë katër

PAPARAZZI

Harry dhe Meghan do të rikthehen në Britani pas 6 vitesh në SHBA

Princi dhe bashkëshortja e tij, marrëdhëniet e të cilëve me Mbretin Charles dhe pjesën tjetër të familjes mbretërore kanë qenë prej kohësh të tensionuara, do të vazhdojnë të jenë anëtarë joaktivë të familjes mbretërore, sipas një personi në dijeni të vendimit.

11:33