Flash

Arrestohet kryetari i komunës së Koçanit dhe dy paraardhësit e tij

Lapsi.al 20 March 2025
Arrestohet kryetari i komunës së Koçanit dhe dy

Një aksion i ekipeve policore të Maqedonisë së Veriut është duke u zhvilluar me urdhër të Prokurorisë Themelore Publike të Koçanit lidhur me hetimet për zjarrin në klubin e natës “Pulse”. Sipas informacioneve fillestare që japin mediat në vendin fqinj, janë arrestuar ish-kryetarët e Komunës së Koçanit, Nikolço Iliev dhe Ratko Dimitrovski dhe kryetari i dorëhequr pas ngjarjes, Ljupço Papazov.

Prokuroria Publike e RMV njoftoi sonte se operacioni për ndalimin e personave të dyshuar për përfshirje do të vazhdojë gjatë gjithë natës, ndërsa më shumë detaje do të japin nesër pas përfundimit të operacionit.

Më 17 mars Ljupço Papazov u morr në pyetje nga Prokuroria Publike e Koçanit dhe pas përfundimit të seancës, Prokuroria ka njoftuar se do të merrej më vonë një vendim për statusin e tij.

"Kryetari i komunës është marrë në pyetje dhe ka dhënë disa sqarime dhe informacione. Një deklaratë e tillë krahasohet me materialin dëshmues dhe me kompetencat e komunës, pas së cilës do të vendoset për statusin e tij të mëtutjeshëm në procedurë" – njoftuan nga Prokuroria pas përfundimit të marrjes në pyetje të Papazov. 

Ratko Dimitrovski ka qenë kryetar i Komunës së Koçanit nga viti 2009-2017, ndërsa Nikolço Iliev ka qëndruar në detyrë nga viti 2017 në 2021-in. Sipas mediave, të tre dyshohet se e dinin se klubi i natës në të cilin shpërtheu zjarri dhe ku humbën jetën 59 persona, funksiononte ilegalisht në 10 vitet e fundit dhe e kishin mbuluar këtë paligjshmëri. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI