Flash

Basha vijon ironinë: O Rame, e di vetë ti 7x7 =313

Lapsi.al 20 March 2025
Basha vijon ironinë: O Rame, e di vetë ti 7x7 =313

Vijojnë replikat në rrjetet sociale mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha.

Nga Lapraka ku ndodhej së bashku me disa mbështetës, Basha ka postuar një video në rrjetet sociale ku ironizon kryeministrin. Duke iu referuar gafës së tij të disa viteve më parë, kur tha se 7x7 bëjnë 42, këtë herë e përdori për të ironizuar kryesocialistin në lidhje me zyrtarët socialistë që ndodhen në qeli.

“O Rame një ditë me vonesë përgjigjen Rame, me montazhe. Ca bë kshu mo Ramë je hutu komplet! Edhe për cigaret unë të thashë t’ia çosh njënit ti më thu; e kam lënë duhanin. Ishallah s’ke fillu ndonjë gjë më të rëndë o Rame! E di vetë ti 7x7 =313”, shprehet Bashas në dialekt.

Prej disa ditësh Rama dhe Basha kanë nisur replikat dhe batutat në rrjetet sociale.

Të këshilluara

Aksident me vdekje në Bulqizë

Një aksident tragjik ka ndodhur në Bulqizë, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka aksidentuar një këmbësore, që ka ndërruar jetë. Ngjarja ka ndodhur rreth...

17:07

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI