Flash

Veliaj tërhiqet nga përplasja me Ramën: Kisha idenë e gabuar

Lapsi.al 20 March 2025
Veliaj tërhiqet nga përplasja me Ramën: Kisha idenë e gabuar

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar nga burgu në lidhje me debatin për emërimin dhe shkarkimin e kryetares në detyrë të bashkisë së Tiranës.

Pas shkarkimit të Anuela Ristanit, kryebashkiaku ka vendosur ta rikthejë sërish atë në krye të këtij institucioni, pasi siç shprehet, kishte bërë një ridelegim te Sara Goxhaj, por që ishte i gabuar, pasi ky emër nuk ishte dakordësuar me ekipin drejtues.

Lexo më tej: Kryengritje në bodrumet e PS: I burgosuri Veliaj sfidon Ramën nga qelia! 

Erion Veliaj: U informova që paska plasur peshku në moçalet mediatike për përplasjen time me Ramën, për punë delegimesh.

E para njëherë, me Ramën kam vetëm mall të takohem për të folur për punët si gjithmonë dhe asgjë tjetër s’më shkon në mendje.

E dyta, kam firmosur një ridelegim me idenë e gabuar se ishte dakordësuar brenda ekipit drejtues, por kështu është kur “punon” pa informacionin e mjaftueshëm.

E fundit, kërkoni e gërmoni ku të doni tani, se u bë sport ky falë edhe prokurorit tim të dashur, por në marrëdhënien time me Ramën lodheni kot fare fare, se është plazmuar në kohëra të vjetra dhe nuk e ndryshon dot asnjë kohë, sado e mallkuar qoftë. Delegimi është rikthyer aty ku ishte dhe këtu mbyllet edhe keqkuptimi.

Të këshilluara

Aksident me vdekje në Bulqizë

Një aksident tragjik ka ndodhur në Bulqizë, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka aksidentuar një këmbësore, që ka ndërruar jetë. Ngjarja ka ndodhur rreth...

17:07

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI