Flash

E pickoi gjarpëri/ Turistja australiane rrëfen gjendjen skandaloze të spitaleve në Shqipëri

Amy Lecons u bë një sensacion i papritur viral pasi filmoi veten duke pritur për shpëtim në një shpat mali në Shqipëri, pas kafshimit nga një gjarpër helmues. Në këtë intervistë ekskluzive, vrapuesja australiane e shtigjeve, me bazë në Zelandën e Re, përshkruan kafshimin, telefonatat e dështuara të emergjencës, telefonatën e dëshpëruar ndaj babait të saj, mjek në Australi, dhe arsyen pse ajo beson se historia e saj është përdorur për të mbuluar probleme serioze në sistemin shëndetësor të Shqipërisë.

14:48

Pakt ushtarak mes shqiptarëve dhe kroatëve/ Plenkoviç kundër Vuçiç, Rama hesht

Lapsi.al 20 March 2025
Pakt ushtarak mes shqiptarëve dhe kroatëve/ Plenkoviç

Kryeministri kroat Andrej Plenkoviç hodhi poshtë pretendimet e presidentit serb Aleksandër Vuçiç se memorandumi i bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes midis Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë ka karakter armiqësor ose përbën një kërcënim për rajoninin.

Në një deklaratë nga Brukseli, Plenkoviç theksoi se dokumenti synon vetëm bashkëpunimin e ndërsjellë dhe shkëmbimin e përvojave, pa ndonjë qëllim për të destabilizuar situatën në Ballkan.

“Është një memorandum i bashkëpunimit të ndërsjellë, nuk ka karakter armiqësor në të, kështu që unë e kuptoj që tani duhet të kërkojmë probleme diku tjetër, por nuk ka asnjë në këtë tekst”, deklaroi ai.

Reagimi i kryeministrit kroat erdhi pasi Vuçiç, gjatë një takimi me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte, e cilësoi marrëveshjen një hap drejt garës së armatimeve në rajon.

“Ata kanë hapur një garë armësh në rajonin tonë, është një situatë e vështirë për ne, por ne e kemi kuptuar mesazhin e tyre. Dhe ne do ta ruajmë vendin tonë, do t’i pengojmë ata dhe do të mbrohemi gjithmonë me sukses kundër çdo agresori të mundshëm, qoftë edhe këtij të fuqishëm”, tha Vuçiç.

Sipas tij, nënshkrimi i dokumentit shkel Marrëveshjen për Kontrollin e Armëve të vitit 1996, ndërsa Serbia do të kërkojë një shpjegim urgjent nga ministritë e jashtme të Kroacisë dhe Shqipërisë për këtë iniciativë.

Marrëveshja e re dhe sfondi politik

Deklarata për Forcimin e Bashkëpunimit të Mbrojtjes u nënshkrua mes Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës të martën, me synimin për të përmirësuar sigurinë në Evropën Juglindore në kuadër të kontekstit të ri gjeopolitik në rajon. Ndonëse dokumenti nuk parashikon krijimin e një blloku ushtarak, ai shënon një hap tjetër drejt integrimit të Kosovës në strukturat euro-atlantike dhe thellimit të lidhjeve ushtarake mes tre vendeve.

Shqiptarë dhe kroatë bashkë, në një pakt ushtarak kundër Beogradit

Ky zhvillim ka alarmuar Beogradin, i cili vijon të ndjekë një politikë të armatimit intensiv, duke blerë armë nga Rusia dhe Kina, ndërsa mban një qasje konfliktuale ndaj Kosovës. Në këtë kontekst, Vuçiç përpiqet të paraqesë çdo bashkëpunim të Kosovës me vendet e NATO-s si një kërcënim për Serbinë, ndërkohë që vendi i tij ka forcuar ndjeshëm arsenalin ushtarak në vitet e fundit.

Nga ana tjetër, Kroacia dhe Shqipëria si vende anëtare të NATO-s, po tentojnë të luajnë një rol më aktiv në rritjen e kapaciteteve mbrojtëse të Kosovës, një proces që tashmë ka nisur me trajnimin e ushtrisë kosovare dhe mbështetjen në logjistikë dhe eksperiencë ushtarake.

Beogradi po e përdor frikën e destabilizimit për të mbajtur një narrativë nacionaliste dhe për të justifikuar përpjekjet për arritjen e supremacisë ushtarake në rajon. Në këtë kuadër, Vuçiç synon të minojë çdo lëvizje që e afron Kosovën me NATO-n, ndërkohë që vetë përpiqet të balancojë mes Perëndimit dhe aleancës me Rusinë e Kinën. Ndërsa kryeministri kroat i ka dhënë përgjigje nervozimit të Beogradit, Tirana zyrtare hesht, ndoshta e kompleksuar nga një aventurë politike tashmë e varrosur, siç ishte Ballkani i Hapur.

https://www.youtube.com/watch?v=5x_-74L1Dck&ab_channel=MinistriaeMbrojtjes

Të këshilluara

Erion Veliajn e sjellin në SPAK

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, është marrë në pyetje mëngjesin e sotëm nga SPAK, në cilësinë e personit nën hetim. Ai është shoqëruar nga para...

11:59

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.60

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pak ditë pas martesës, humbën jetën në aksident/ Tragjedia e çiftit në Manzë

Aksidenti tragjik në Manzë, ku humbën jetën çifti i sapomartuar Kleo Vrioni e Sara Brugentelli dhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri, dyshohet se ndodhi pasi BMW-ja po lëvizte me rreth 114 km/orë, ndërsa drejtuesi rezultoi nën efektin e alkoolit, teksa dy pasagjerët e tjerë mbetën të plagosur, njëri në gjendje të rëndë.

14:37

Me sytë katër

PAPARAZZI

Harry dhe Meghan do të rikthehen në Britani pas 6 vitesh në SHBA

Princi dhe bashkëshortja e tij, marrëdhëniet e të cilëve me Mbretin Charles dhe pjesën tjetër të familjes mbretërore kanë qenë prej kohësh të tensionuara, do të vazhdojnë të jenë anëtarë joaktivë të familjes mbretërore, sipas një personi në dijeni të vendimit.

11:33