Flash

GJKKO e la në burg, zbardhet deklarata e shkurtër Lul Berishës në seancë

Lapsi.al 20 March 2025
GJKKO e la në burg, zbardhet deklarata e shkurtër Lul Berishës

Ish-kreu i bandës së Durrësit, Lulzim Berisha, i ekstraduar nga Spanja dy ditë më parë, ka dalë sot përballë Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) për caktimin e masës së sigurisë.

Gjatë seancës, Berisha kundërshtoi fuqishëm akuzat e bazuara në dëshminë e bashkëpunëtorit të drejtësisë, Luftar Reçi, duke pretenduar se ai nuk ka pasur kurrë kontakte me të.

“Nuk e njoh fare atë njeri, nuk e kam takuar asnjëherë. Nëse më provoni një kontakt, më dënoni sa të doni. Njëlloj siç më ra akuza tjetër, njëlloj do të bjerë edhe kjo.” - u shpreh Lulzim Berisha.

Lulzim Berisha u arrestua në Spanjë pas një urdhër-arresti ndërkombëtar dhe u ekstradua në Shqipëri. Ai akuzohet për përfshirje në krime të rënda, përfshirë vrasje dhe veprimtari kriminale si pjesë e bandës së Durrësit, një nga organizatat më famëkeqe kriminale në Shqipëri.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI