Flash

Beteja për TVSH, Braçe bën trimin" "në fushatë: Nuk pyes për ministrat që vegjetojnë

Lapsi.al 19 March 2025
Beteja për TVSH, Braçe bën trimin" "në

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka 'thumbuar' kandidatët e PS për zgjedhjet e 11 majit, teksa shprehet se beteja e tij për fshatin dhe bujqësinë nuk do të ndalet.

Në një postim në rrjetin e tij Facebok, Braçe përmes një video shprehet se nuk do të pyesë për ministrat që flenë, vegjetojnë, mendohen 1 vit, 2, 3, 6 vjet e që vijojnë të mendohen pa bërë asgjë duke e lënë fshatin nën harresë. Ndër të tjera, ai tha se do të vijojë betejën për TVSH-në e bujqësisë.

"Tirana ka fshat! Pooo ka fshat! Fshati i Tiranës prodhon; Është prodhuesi i dytë bujqësor e blegtoral në vend! Beteja për fshatin, prodhimin e fshatit është beteja e dyte për te cilën do jem në Kuvend! Janë dy beteja në një; E para-nga Rrogozhina, Kavaja ne Shëngjergj, nga Kamza ne Kërrabë, duhet te mbrojmë token bujqësore; Ky qark nuk ka me nevoje për beton, ka nevojë për fshatin; ne nuk mund t'i zhdukim Tiranës fshatin; ritmi i betonit po zhbën fshatin; ky qark ka nevojë që fshati të prodhojë ushqim të freskët bujqësore e blegtoral, nuk ka nevojë të importojë që t'i japë tokë betonit. E dyta-do vijoj betejën për TVSH-në e bujqësisë, atë që në 6 vite ka bërë dëme kolosale në bujqësi e blegtori; do vijoj betejën kundër skemës se rehatit në Bujqësi e Blegtori, skemë që bën sikur ndihmon por që nuk nxit prodhimin në rendimet e cilësi; do barazojmë TVSH e do subvencionojmë çdo kilogram prodhim në fund të kësaj beteje. Nuk jam vetëm jooooo!", -shprehet Braçe në video.

Të këshilluara

Zjarr te nënstacioni elektrik në Lezhë

Një ngjarje e papritur raportohet të ketë ndodhur pasditen e sotme pranë nënstacionit elektrik në Rrilë të Lezhës. Burimet bëjnë me dije se një zonë me shkur...

18:00

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.60

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pak ditë pas martesës, humbën jetën në aksident/ Tragjedia e çiftit në Manzë

Aksidenti tragjik në Manzë, ku humbën jetën çifti i sapomartuar Kleo Vrioni e Sara Brugentelli dhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri, dyshohet se ndodhi pasi BMW-ja po lëvizte me rreth 114 km/orë, ndërsa drejtuesi rezultoi nën efektin e alkoolit, teksa dy pasagjerët e tjerë mbetën të plagosur, njëri në gjendje të rëndë.

14:37

Me sytë katër

PAPARAZZI

Harry dhe Meghan do të rikthehen në Britani pas 6 vitesh në SHBA

Princi dhe bashkëshortja e tij, marrëdhëniet e të cilëve me Mbretin Charles dhe pjesën tjetër të familjes mbretërore kanë qenë prej kohësh të tensionuara, do të vazhdojnë të jenë anëtarë joaktivë të familjes mbretërore, sipas një personi në dijeni të vendimit.

11:33