Flash

Kushtetuesja pranon kërkesën e gazetarit Elton Qyno

Lapsi.al 19 March 2025
Kushtetuesja pranon kërkesën e gazetarit Elton Qyno

Gjykata Kushtetuese pranoi gjatë një seance të shkurtër të mërkurën kërkesën e avokatit Dorian Matlija që përfaqëson gazetarin e Ora News, Elton Qyno për të ndryshuar objektin e padisë, duke shtuar kërkesën për fshirje të kopjeve virtuale të telefonave që ishin sekuestruar me vendim të Gjykatës së Posaçme në dhjetor të vitit 2023.

Qyno ka paditur në Kushtetuese vendimet e Gjykatës së Posaçme për sekuestrimin e pajisjeve elektronike në pronësi të tij, kontrollin në shtëpi dhe kontrollin personal pas një hetimi të nisur nga SPAK për nxjerrje të sekretit hetimor.

Në padi, Qyno kërkon shfuqizimin e vendimmarrjeve që sollën këto vendime, duke i cilësuar ato në shkelje të lirive dhe të drejtave të njeriut.

Avokati Matlija tha se mbajtja në sekuestro e mjeteve elektronike dhe kopjeve virtuale të tyre cënonte lirinë e gazetarit dhe rrezikonte ekspozimin e burimeve.

Në seancë, Matlija paraqiti kërkesën për ndryshim të objektit duke shtuar se pasi ishin vënë në dijeni të ekzistencës së kopjeve virtuale të të dhënave në telefona kërkohej edhe shkatërrimi i tyre.

Gjykata pas një ndërprerje të shkurtër e pranoi këtë kërkesë, duke e cilësuar të lidhur me kërkesat e mëhershme për shfuqizim të vendimeve gjyqësore që sollën sekuestron.

Përfaqësuesit e Prokurorisë së Posaçme, Bledar Maksuti dhe Olsi Dado kërkuan kohë për t’iu përgjigjur kërkimit të ri.

Gjykata pranoi kërkesën dhe shtyu seancën për në datën 2 prill, ndërsa u dha kohë palëve për të paraqitur përgjigje me shkrim deri në datën 26 mars.

Gazetari Elton Qyno u mor në pyetje në dhjetor 2023 për rrjedhjen në media të materialeve nga një dosje hetimore për një sërë krimesh të rënda, ndërsa pas një kontrolli në shtëpinë e tij, Prokuroria sekuestroi celularët dhe mjetet elektronike.

Qyno e ka kundërshtuar vendimmarrjen si shkelje e të drejtave të tij si gazetar.

Në nëntor të vitit të kaluar, Gjykata e Posaçme vendosi masën e detyrimit për paraqitje për Qynon për veprën e korrupsionit pasiv në sektorin privat, mbi bazën e një procedimi të regjistruar nga Prokuroria e Posaçme për organizatën kriminale të drejtuar nga Suel Çela.

Në janar, Gjykata e Posaçme e Apelit e rrëzoi masën e sigurisë së vendosur nga shkalla e pare.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI