Flash

Çështja Veliaj/ Biznesmeni Elman Abule del pas 4 orësh nga SPAK

Lapsi.al 19 March 2025
Çështja Veliaj/ Biznesmeni Elman Abule del pas 4 orësh nga SPAK

Biznesmeni Elman Abule, i cili është nën hetim në dosjen e Erion Veliajt, ka dalë nga ambientet e SPAK pas gati 4 orësh marrje në pyetje nga Prokurorët e Posaçëm.

Biznesmeni mbërriti në Prokurorinë e Posaçme rreth orës 10:00, i shoqëruar nga efektivët pasi ndodhet në masën e sigurisë “arrest shtëpie”, dhe doli në orën 13:50.

Elman Abule po hetohet për pastrim parash në dosjen e kryebashkiakut të Tiranës. Ai u vendos në pranga më 10 Shkurt, ditën kur u arrestua edhe kryebashkiaku i Tiranës, pasi SPAK lëshoi masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj tij.

Por, Apeli i GJKKO-së në seancën e datës 13 Mars, zëvendësuan masën e sigurisënë “arrest shtëpie” ndaj biznesmenit Elman Abule

Biznesmeni u urdhërua që të mos largohej nga banesa e tij, si dhe që të mos kontaktojë me persona të tjerë, përveç atyre me të cilët bashkëjeton.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI