Flash

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Erind Reovica

Lapsi.al 18 March 2025
KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Erind Reovica

Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, KPA shpalli të martën më 18 mars vendimin për lënien në fuqi të vendimit për shkarkimin nga detyra të prokurorit të Fierit, Erind Reovica. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupi gjykues i Kolegjit i kryesuar nga

Sokol Çomo, me relatore Rezarta Schuetz dhe anëtare Albana Shtylla, Ina Rama, e Mimoza Tasi, pas shqyrtimit në dhomë këshillimi të ankimit të Reovicës.

Prokurori Erind Rovica u shkarkua nga detyra më 10 shkurt 2022, pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK konkludoi se kishte kryer deklarim të pamjaftueshëm për pasurinë, se ishte i papërshtatshëm për profesionalizmin dhe se me veprimet dhe mosveprimet e tij kishte cënuar besimin e publikut tek drejtësia – përfundime që u ankimuan në Kolegj si të pabazuara prej këtij subjekti.

Erind Reovica ka qenë oficer i policisë gjyqësore që në vitin 2005 deri në 2014-ën, kur filloi të ushtrojë detyrën e prokurorit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI