Flash

Klodiana Lala nxjerr përgjimet e Veliajt në qeli: Ministrin që ma bëri kështu se fal

Lapsi.al 18 March 2025
Klodiana Lala nxjerr përgjimet e Veliajt në qeli: Ministrin që ma

Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje nga përgjimi që SPAK i ka bërë kryebashkiakut të arrestuar Erion Veliaj në paraburgimin e Durrësit, në kuadër të procesit hetimor të nisur ndaj tij për korrupsion e pastrim parash. E ftuar në "A Show" të Adi Krastës në Syri Tv, Lala ka treguar sekuenca të përgjimeve të reja ndaj Veliajt, të bëra përmes telefonatave nga brenda paraburgimit për familjarët e tij.

‘Ministrin që ma bëri kështu e s’më doli në mbrojtje se fal, për 7 breza do ta shkrij’, - është një nga citimet që dyshohet të ketë folur kryebashkiaku Veliaj me familjarët apo edhe intimidimi i dëshmitarëve të dosjes, duke shkuar deri aty sa t’i udhëzojë se si duhet të sillen në raport me hetimin penal ndaj tij.

"Pas izolimit të Veliajt ka pasur dyshime të arsyeshme që brenda institucionit ka pasur një celular të futur në mënyrë të paligjshme. Është vendosur kontroll nga Drejtoria e Burgjeve dhe Ministria e Drejtësisë dhe grupi i gatshëm ka shkuar në qelinë e Veliajt dhe e kanë ‘përmbysur’.

E vetmja mundësi kontakti me familjen, avokatin, e njerëzit e besuar, ishte kabina telefonike brenda paraburgimit. SPAK ka marrë autorizim të veçantë për të përgjuar vëllain, bashkëshorten dhe njerëz që mund të flisnin me Veliajn. Fokusi s’ka qenë historia mediatike, sikurse është tentuar të trajtohej, por se ka pasur dyshime të arsyeshme që Veliaj intimidonte dëshmitarët. Dhe flet qartë për dëshmitarët.

Ministrin që ma bëri kështu e s’më doli në mbrojtje, se fal, për 7 breza do ta shkrij…etj. Këto prova janë përdorur për të lënë në fuqi masën e sigurisë ‘arrest në burg’, - u shpreh ndër të tjera gazetarja. LAPSI.al

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI