Flash

Berisha në Shkodër: Benet Beci të dorëhiqet që nesër, fitoi me ndihmën e Bajrave

Lapsi.al 18 March 2025
Berisha në Shkodër: Benet Beci të dorëhiqet që

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha e nisi nga Shkodra prezantimin e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 11 majit. Në një takim të zhvilluar në kiëtë qytet mbrëmjen e së martës, Berisha bëri akuza të forta për kryeministrin Edi Rama dhe kreun e bashkisë Benet Beci. Berisha tha se Beci fitoi bashkinë me ndihmën e bandave.

“A nuk ishin autokolonat e blinduara të Bajrëve dhe Bajroviçëve ditën e zgjedhjeve që ushtruan terror mbi qytetin për të vendosur Benet Brajoviçin në bashkinë e Shkodrës? A nuk ishte masakra e Dobraçit masakra më e egër ku qytetarë të pafajshëm humbën jetën pak muaj më parë?

Përgjakja e Shkodrës nuk është i vetmi krim që Edi Rama ka bërë ndaj qytetit. Përgjakja e Shkodrës është vepër e shëmtuar e të gjithë sistemit që ai vendosi në Shqipëri. Por do i them këtu dy fjalë këtij Benet Brajoviçit: Benet, e more me autoblindat e Brajoviçëve mandatin e Bardh Spahiut, por ja ku është sot, ballëlartë, krenar dhe me një dallim” – tha Berisha duke ‘kërkuar dorëheqjen e Becit.

“Dallimi i tij është ky: Benet, Bardh Spahia u qëndroi besnikë qytetarëve të Shkodrës, i qëndroi besnik sojit të tij, të atit të tij, kurse ti Benet turpërove të parë dhe të mbrapmë dhe të garantosh që nuk do gëzosh atë mandat. Ndaj dhe sonte mendo mirë që nesër të japësh dorëheqjen. Se unë, Sali Berisha, do t’i them Shkodrës të gjithë të vërtetat që ti ke në shpirtin tënd të zi. Ti je një Lal Vjedhës, kopja e tij” – tha Berisha.

Ai akuzoi Ramën për diskriminim të veriut.

“12 vite, Shkodra dhe të gjitha qarqet e veriut, kanë pasur investime as sa një qytet i mesëm në zonat e tjera. Kurrë ndonjëherë nuk ka pasur një pushtues të diskriminojë Shkodrën dhe veriun siç e ka diskriminuar Edi Rama. 12 vite, familjet shkodrane janë varfëruar në ekstrem. Shkodra është qyteti më i madh, më i zbrazur i Shqipërisë” – tha Berisha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Kreu i KQZ jep detaje për fletën e votimit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar fletën e votimit për zgjedhjet e 11 majit. Pasi u paraqitën të gjitha propozimet, komisioneri Celibashi tha se do të ...

16:48

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI