Flash

Sfidë për tu lexuar/ Shikoni fletën e votimit të Tiranës

Lapsi.al 18 March 2025
Sfidë për tu lexuar/ Shikoni fletën e votimit të

539 emra do të ketë fleta e votimit për qarkun e Tiranës në zgjedhjet e 11 Majit. Në fletën e votimit, do të jenë të renditura 11 subjekte elektorale dhe secili prej tyre do të ketë listën e kandidatëve për secilin qark.

Për rrjedhojë kjo do të sjellë edhe një fletë votimi gjigande, sidomos në Qarkun e Tiranës, ku fleta e votimit do të ketë 539 emra, për 11 subjektet zgjedhore. Përmasat e fletës së votimit do të jenë 58,3 cm me 29,7 cm.

Kujtojmë se një ditë më parë, KQZ hodhi shortin për renditjen e subjekteve politike në fletën e votimit, ku numrin 1 do ta ketë Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore e drejtuar nga Sali Berisha, numrin 5 Partia Socialiste e kryeministrit Edi Rama.

Renditja e subjekteve në fletën e votimit

-Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore – Numri 1

Partia Lëvizja Bashkë – Numri 2

Lëvizja Atdheu – Numri 3

Koalicioni Euroatlantik – Numri 4

Partia Socialiste – Numri 5

Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet –Numri 6

Aleanca Kombëtare Shqiptare – Numri 7

Aleanca Demokracia e Re –  Numri 8

Koalicioni Djathtas për Zhvillim –Numri 9

Partia Mundësia – Numri  10

Partia Social Demokrate – Numri 11.

Të këshilluara

Kreu i KQZ jep detaje për fletën e votimit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar fletën e votimit për zgjedhjet e 11 majit. Pasi u paraqitën të gjitha propozimet, komisioneri Celibashi tha se do të ...

16:48

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI