Flash

Dokushi del nga SPAK: Veliajn e kam takuar me autorizimin e Prokurorisë së Posaçme

Lapsi.al 18 March 2025
Dokushi del nga SPAK: Veliajn e kam takuar me autorizimin e Prokurorisë

Sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë së Tiranës Alban Dokushi ka dalë nga ambjentet e Prokurorisë së Posaçme aty ku u paraqit pak më herët për tu marrë në pyetje në lidhje çështjen "Veliaj".

Jashtë ambjenteve të SPAK, Dokushi ka deklaruar për gazetarët se "Erion Veliajn e kam takuar me autorizimin e Prokurorisë së Posaçme".

Dokushi është njeriu më i afërt i kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës dhe e ka shoqëruar Erion Veliaj në SPAK, para se të prangosej. Po ashtu Dokushi është i pari që ka vizituar kryebashkiakun në qelitë e paraburgimit tek Blloku i Sigurisë tek 313, pas arrestimit të tij më 10 Shkurt.

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj u arrestua në zyrën e Bashkisë më 10 shkurt si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Bashkëshortja e kryebashkiakut, Ajola Xoxa është lënë në masë sigurimi "detyrim paraqitje".

Të këshilluara

Vizita e fundit e djalit, bacit të vet

Skena e mjekut ndoshta ishte më e rënda. Së paku deri mbrëmë. Mjeku i cili e përcolli Presidentin Thaçi shkallëve të spitalit deshti ta përqafon jo president...

21:10

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI