Flash

Mesazhe me Llagamin për SPAK? Reagon Klotilda Bushka: Janë tërësisht të pavërteta

Lapsi.al 17 March 2025
Mesazhe me Llagamin për SPAK? Reagon Klotilda Bushka: Janë

Kryetarja e Komisionit të Ligjeve Klotilda Bushka ka reaguar pas publikimit në media të disa komunikimeve ku pretendohej se ajo fliste ke kryetaren e KLGJ-së Naureda Llagami për “kapjen e SPAK”. 

LEXO EDHE: Përgjimet e bisedave/“Dua SPAK në dorën tonë”

Bushka i ka hedhur poshtë këto lajme duke paralajmëruar padi në gjykatë për këtë çështje.

“Në respekt të miqve, dashamirësve dhe të gjithë atyre që më njohin dhe që më kanë besuar votën e tyre, ndjej detyrimin të sqaroj se shpifjet dhe balta që po hidhet ndaj meje nga media të caktuara janë tërësisht të pavërteta.

Këto janë sajesa me qëllime të caktuara dhe nuk kanë asnjë bazë në realitet. Për këtë arsye, që nesër do të ndjek të gjitha rrugët ligjore për të vënë drejtësinë në vend. E vërteta nuk mund të fshihet nga gënjeshtra!” – shkruan Bushka në komentin e saj. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Vizita e fundit e djalit, bacit të vet

Skena e mjekut ndoshta ishte më e rënda. Së paku deri mbrëmë. Mjeku i cili e përcolli Presidentin Thaçi shkallëve të spitalit deshti ta përqafon jo president...

21:10

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.60

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI