Flash

Rama ironi me Lapajn: Parti me kushërinjtë dhe me babin në krye të listës!

Lapsi.al 17 March 2025
Rama ironi me Lapajn: Parti me kushërinjtë dhe me babin në krye

Gjatë një takimi me simpatizantët në Lushnjë, kryeministri Edi Rama ironizoi kundërshtarët politikë duke iu referuar partisë së Adriatik Lapajt, i cili në listën e mbyllur të qarkut të Beratit vendosi kandidat babin.

“I kemi dhënë njerëzve partinë më të re në garë dhe me mundësitë që të rinjtë të shkojnë në parlament se parti të re me të gjithë kushërinjtë dhe babain në krye të listës mund të bëjë çdo kush por edhe të bërtasë jemi rinia dhe të shajë mbarë e prapë njësoj si pleqëria.

Çështja është t’i thuash e t’i bësh gjërat. Në këtë moment historik, Shqipëria nuk mund të lozë sepse është hapur dritare e jashtëzakonshme për herë të parë që nga ‘91-‘92. Zgjedhjet janë më shumë se kush do të fitojë apo se si do të ndahen vendet në parlamentin e ardhshëm”, tha Rama.

Megjithatë Lapaj e ka sqaruar edhe një herë tjetër se përse e futi emrin e babit si kandidat për deputet të parin në listën e Beratit. Lapaj tha se emrat fiktivë në listën e mbyllur janë përdorur si strategji, sepse pas zgjedhjev emrat në listën e mbyllur do t'i djegin mandatet dhe në Kuvend do të futen vetëm ata që garojnë në listat e hapura. Dhe garanci për një skemë të tillë, sipas Lapajt janë vetëm prindërit dhe të afërmiet e tyre.

“Unë jam i 18 në Tiranë, kur këta janë rehatuar të parët në listë të mbyllur, mund të rrija dhe unë. Unë dhe e gjithë kryesia jemi në listë të hapur në gjithë Shqipërinë. Këtë sistemin me dy fasha e bëri unë apo e bëri Rama me Saliun.

Ne duam të garojmë, s’dua të shkoj në kuvend si deputet liste i mbyllur. Për të shkuar të lista e hapur, duhet të kalohet lista e mbyllur, duhet të marrim 13 deputetë në Tiranë dhe i 13 futet nga lista e hapur. Për të zhbërë këtë gjë, neve na duhej të digjnim listën e mbyllur, sipas ligjit, se nuk e lë dot bosh.

Për t’i qëndruar fjalës sonë që nuk e pranojmë listën e mbyllur, ne shkuam me lista të hapura dhe duhej t’i digjnim listat e mbyllura. Me kë t’i digjnin listat e mbyllura, apo ti bënim si PD herën e fundit që çoi kërpëratat.

Për të mos rrezikuar atë, bëmë një gjë tjetër, cilat janë njerëzit më besimplotë ndaj fëmijëve të tyre, janë prindërit. Ne dhamë një mesazh. Janë prindërit kryesisht të anëtarëve të ekipit qendror që janë të përzier në qarqe të ndryshme”, tha Lapaj.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI