Flash

Kredia e butë për policët si të fitosh lotarinë: Vetëm 25 nga 12 mijë përfitojnë

Lapsi.al 17 March 2025
Kredia e butë për policët si të fitosh lotarinë:

Më 11 mars janë hapur aplikimet për kredi të buta, ku 90 kuota janë marrë nga Ministria e Brendshme.

Për këtë vit nga ndarja që është bërë nga Ministria e Brendshme, vetëm 25 efektivë policie nga 12 mijë në total, do të kenë mundësinë që të marrin kredi të butë.

Pra, këtë vit vetëm 0.002% punonjësve të policisë mund të marrin kredi të butë. E thënë ndryshe 1 në 500 policë do të përfitojë kredi të butë.

15 kuota do të ndahen për gardën, 10 për AMP ndërsa 40 kuota te tjera do të jenë për aparatin përbërës të Ministrisë së Brendshme dhe institucioneve të varësisë.

Aplikimi për kredi të butë do të bëhet në portalin e-albania. Pasi në bazë të disa kritereve do të bëhet edhe pikët se kush përfiton dhe më pas del në komision.

Praktikisht, një nga institucionet më të mëdha në vend, Policia e Shtetit, që ka në organikën e saj 12 mijë punonjës, duhet të ketë edhe numrin më të lartë të kuotave.

Madje, kur u bënë ndryshimet në ligj, u deklarua që përfituesit më të shumtë do të jenë punonjësit e policisë.

Ky është viti i tretë që përfitohet kjo kredi. Në dy vitet e para, vëmendja dhe fokusi ka qenë te Policia e Shtetit.

Pra, në vitin e parë 100% e kuotave i kaluan këtij institucioni ku rreth 100 punonjës policie në vitin 2023 përfituan nga kredia e butë, ndërsa në vitin e dytë u ndanë mes Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Autoritetit të Mbikqyrjes Policore, në total rreth 300 kuota.

Ndryshe nga vitet e shkuara, kur pjesë e Komisionit të Vlerësimit të aplikimeve ka qenë edhe një zyrtar nga Drejtoria e Policisë, kësaj here, Komisionet e Vlerësimit drejtohen nga Ministria e Brendshme.

News24 ka parë dokumentet e hartuara nga Ministria e Brendshme dhe ajo që vihet re është fakti se në komisionet e vlerësimit të aplikimeve, përfshirë edhe sekretariatin teknik në mbështetje të komisionit të shqyrtimit të ankesave, dhe mbështetësit e Komisionit të Shqyrtimit të Ankesave, përbëhen vetëm nga punonjës të Ministrisë dhe nuk ka në mesin e tyre asnjë emër nga institucionet përkatëse përfituese të kuotave.

Të këshilluara

Zjarr masiv brenda kalasë së Elbasanit

Një zjarr masiv ka rënë mbrëmjen e sotme në një godinë në lagjen Kala në Elbasan. Mediat raportojnë se godina kishte shërbyer si shkollë private, por prej kohës...

20:31

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI