Flash

Ndërron jetë në spital babai i ish-Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi

Lapsi.al 16 March 2025
Ndërron jetë në spital babai i ish-Presidentit të

Ka ndërruar jetë në moshën 87-vjeçare Haxhi Thaçi, babai i ish-Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi. Ai ishte përballur për një kohë të gjatë me një sëmundje. Kohët e fundit ishte shtruar në QKUK ku edhe po merrte trajtim.

Mediat e Kosovës shkruajnë se ai ndërroi jetë në spital. Pak ditë më parë ai u vizitua nga djali i tij Hashim Thaçi, vizitë kjo e kryer nën masa të rrepta sigurie të Gjykatës Speciale.

Që kur Haga ka ngritur aktakuzë ndaj tij, Hashim Thaçi ka vizituar 3 herë Kosovën për shkak të sëmundjes së prindërve.

Vizitën e fundit e kreu të enjten, ku për 3 orë qëndroi me babain e sëmurë. Haga ia kishte mundësuar këtë vizitë pas disa refuzimeve.

Edhe pse në gjendje jo të mirë shëndetësore Hashim Thaçi u vizitua në Hagë nga dy prindërit e tij në korrik të vitit 2022. /LAPSI.al

Të këshilluara

Zjarr masiv brenda kalasë së Elbasanit

Një zjarr masiv ka rënë mbrëmjen e sotme në një godinë në lagjen Kala në Elbasan. Mediat raportojnë se godina kishte shërbyer si shkollë private, por prej kohës...

20:31

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI