Flash

47 të plagosur në zjarrin e Koçanit dërgohen në Bullgari, Greqi dhe Turqi

Lapsi.al 16 March 2025
47 të plagosur në zjarrin e Koçanit dërgohen në

Rreth 115 persona po trajtohen nëpër klinikat e Maqedonisë së Veriut për djegiet e pësuara nga zjarri në klubin e natës në qytezën e Koçanit. 22 pacientë janë dërguar jashtë vendit, në Greqi, Bullgari dhe Turqi ndërsa 6 janë në udhëtim për në këto vende. Autoritetet thonë se planifikohet që gjithsej 47 pacientë të dërgohen jashtë shtetit. 

“Pacientët që deri tani janë dërguar për shërim do jenë në Greqi, disa në Bullgari, në Turqi dhe në Serbi”, - tha Arben Taravari, ministër i shëndetësisë.

Dy spitale private kanë vënë në dispozicion 5 automjetet e tyre për terapinë intensiv dhe për transportimin e pacientëve. Gjithashtu kanë arritur dy autoambulanca nga Serbia, të cilët po transportojnë pacientët drejt Nishit.

Disa ambulanca kanë mbërritur edhe nga Bullgaria ndërsa një avion nga Turqia do të transportojë pacientë. Gjatë ditës së nesërme do të mbërrijnë në Shkup specialistë të djegieve dhe të kujdesit intensiv dhe nga Izraeli, Beogradi dhe nga Praga. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.60

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI