Flash

15 të arrestuar për tragjedinë në RMV, ka edhe ish-zyrtarë të dyshuar për korrupsion

Lapsi.al 16 March 2025
15 të arrestuar për tragjedinë në RMV, ka edhe

15 persona janë arrestuar në lidhje me zjarrin që shpërtheu natën e kaluar në diskotekën në Koçan të Maqedonisë së Veriut. Urdhër-arreste ka edhe për 5 persona të tjerë nga të cilët njëri dyshohet se është larguar jashtë vendit ndërsa të tjerët po verifikohen nëse janë mes të plagosurve apo viktimave.

Ministri i Punëve të Brendshme të RMV, Pançe Toshkovski informoi se mes të arrestuarve ka organizatorë të koncertit në klubin e natës, anëtarë të stafit që kishin për detyrë sigurinë e aktivitetit, por edhe përfaqësues institucionesh si ish- sekretarja e Ministrisë së Ekonomisë dhe ish-drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim.

“Ka të dyshuar, më shumë se 20 persona. Rreth 15 persona janë në stacion policor. Një pjesë e të dyshuarve për shkaktim të kësaj ngjarje penale kanë ndërruar jetë, sipas dyshimeve që i kemi deri më tani. Një pjesë janë në spital. 4 persona janë në spital, dy pjesëtarë të grupit muzikor, djali i pronarit të diskotekës dhe drejtuesi i personit juridik i cili e ka menaxhuar diskotekën.

Një pjesë e personave të arrestuar të cilët momentalisht janë në stacionin policor janë njerëz që kanë faj direkt në lidhje me këtë ngjarje penale sipas provave që kemi mbledhur deri më tani. Është arrestuar edhe një person i cili është organizator i koncerit”, - tha Toshkovski.

“Gjithashtu, të arrestuar janë edhe ish-sekretarja e Ministrisë së Ekonomisë. Kemi arrestuar ish-drejtorin e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe 3 të punësuar të kësaj drejtorie”, - u shpreh ministri i Brendshëm.

Toshkovski, konfirmoi se klubi i djegur “Pulse” nuk ka pasur një licencë të vlefshme për të punuar dhe kjo, sipas tij, është e lidhur me korrupsion.

“Licencë legale për punë, kjo kompani nuk ka. Nuk dua të zbuloj më shumë detaje në atë drejtim pasi jemi në fazën shumë të herët në kuadër të kësaj procedure, por dua diçka të them se ajo licencë, ashtu sikur shumë punë tjera në të kaluarën në Maqedoni është e lidhur me ryshfet dhe korrupsion”, - theksoi Toshkovski.

Ministri sqaroi se në koncert kishin marrë pjesë gjithsej 500 persona, ndërsa prej 59 viktimave deri më tani janë identifikuar edhe 3 të mitur.

“Deri më tani janë konstatuar mbi 20 persona të mitur që janë lënduar dhe 3 të mitur kanë ndërruar jetë. Pas mbarimit të identifikimit trupat do t’u dorëzohen familjeve. Shumica e viktimave janë identifikuar. Në gjendje kritike janë 22 persona dhe një pjesë e këtyre personave do të transferohen në Turqi, një pjesë në Bullgari, një pjesë në Greqi”, - tha ministri. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.60

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI