Flash

Kuvendi miraton anëtarët e Këshillit Drejtues të RTSH, kryetar Fatjon Hoxhalli

Lapsi.al 17 March 2025
Kuvendi miraton anëtarët e Këshillit Drejtues të RTSH,

Fatjon Hoxhalli është zgjedhur kryetar i Këshillit Drejtues të RTSH-së. Parlamenti votoi sot ne menyre te fshehte, kandidaturen e Fatjon Hoxhallit dhe kjo e fundit u miratua me 74 vota pro, 7 kundër dhe 6 abstenim.

Kandidatura rivale me Fatjon Hoxhalllin ishte ajo e piktorit Helidon Halitit, i cili mori vetem 10 vota pro, 57 kundër dhe 16 abstenim.

Votimi për kandidatët për kryetarë te KDRTSH:

Helidon Haliti

Pro: 10

Kundër: 57

Abstenim: 16

Fatjon Hoxhalli

Pro: 74

Kunder: 7

Abstenim: 6

Kuvendi ka miratuar edhe emrat e anëtarëve te rinj te Këshillin Drejtues të RTSH-së.

Votimi i anëtarëve të Këshillit Drejtues të RTSH:

Enio Cvici

Pro: 77

Kunder:2

Abstenim: 7

Pano Xhixho

Pro: 82

Kunder: 0

Abstenim: 5

Alket Braho

Pro: 55

Kunder:  6

Abstenim: 26

Zamira Kita

Pro: 77

Kundër: 1

Abstenim: 8

Lorenc Vangjeli

Pro: 72

Kunder: 5

Abstenim:6

Bujar Kapexhiu

Pro: 75

Kundër: 5

Anstenim: 4

Osman Mula

Pro: 84

Kundër: 3

Abstenim: 1

Petrit Beci

Pro: 76

Kundër: 3

Abstenim: 5

Rajmonda Bulku

Pro: 78

Kundër: 7

Abstenim: 3

Robert Budina

Pro: 66

Kundër: 11

Abstenim: 9

SHKARKIMI NË BLLOK

Më 13 shkurt, Kuvendi i Shqipërisë shkarkoi 11 anëtarët e këshillit drejtues të RTSH për shkeljen e procedurave në garën për drejtor të përgjithshëm të televizionit dhe një sërë shkeljesh të tjera për konflikt interesi deri në kufijtë e shpërdorimit të detyrës, Kuvendi ka nisur procedurat për përzgjedhjen e bordit të ri.

Ishte Komisioni i Medias, ai që i kërkoi Kuvendit shkarkimin nga detyra të të gjithë anëtarëve të Këshillit Drejtues.

Paraprakisht, Komisioni i Medias zhvilloi përgjatë disa ditëve dëgjesa me anëtarët e Këshillit të RTSH, ku ata pretenduan se i kishin denoncuar vazhdimisht shkeljet në RTSH, por nuk ishin marrë parasysh.

Ndërkohë, disa ditë më parë dhanë dorëheqje dy prej anëtarëve, Gëzim Podgorica dhe Genc Përmeti.

Procedurat e shkarkimit vijnë pak ditë pas debatit në lidhje me procedurat që janë ndjekur në përzgjedhjen e kandidaturave për drejtor të Përgjithshëm të RTSH ku me shumicë votash u shkualifikuan 3 nga 5 kandidatët me pretendimin se nuk plotësojnë kriteret për kualifikim.

Ndërkohë pesë kandidatë të tjerë ishin shkualifikuar më parë për mangësi në dosjet e aplikimit duke lënë në garë vetëm Jetmir Shpuzën dhe Aurora Polon.

Gjatë këtij procesi përzgjedhje që duhej të ishte me votë të fshehtë u zbulua se anëtari Mevlan Shanaj kishte votuar nga Vietnami. Ai kërkoi që të vijonte punë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI