Flash

"Një bie, mijëra ngrihen!" Rama tregon ç'ndodh me hajdutët në PS

Lapsi.al 17 March 2025
"Një bie, mijëra ngrihen!" Rama tregon ç'ndodh

Edi Rama na ndriçoi me një tjetër predikim nga Fieri, ku, me një ton krenar, u kujdes të shpjegojë se kush e bëri reformën në drejtësi. Dhe, siç e ka përsëritur herë tjetër, nuk ishin ndërkombëtarët, nuk ishte as presioni i ambasadave, as fakti që Shqipëria kishte hyrë në një batak korrupsioni të pakthyeshëm – jo, e bëri Partia Socialiste.

I vetëdijshëm, që do sakrifikonte elitën e partisë së tij, Rama ende sot e tund flamurin e drejtësisë së re me mburrje. Dhe atyre që i thonë se hajdutët që arrestoi SPAK ishin bashkëpuntorët e tij më të ngushtë, Rama u përgjigjet:

“Qajnë hallin tim, t'i kapën thonë? Ca më kapën? Kjo familje është një bie mijëra ngrihen, ne jemi 800 mijë do shkojmë 1 milion në 11 maj këta thonë ti kapën.”

Deklarata gjithsesi duket sikur e bën akoma më të paqartë qëndrimin e PS për luftën kundër korrupsionit, sepse mund të ketë shumë përkthime.

A mos ndoshta Rama po na thotë me sinqeritet të jashtëzakonshëm se për çdo socialist që kapet duke vjedhur, ka mijëra hajdutë të rinj që e presin me padurim vendin e lirë? Se për çdo kriminel që mbështet PS dhe kapet nga SPAK-u, dhjetë të tjerë janë gati në radhë? Se për çdo oligark që shqelmohet nga pazari, një tjetër po bëhet gati të marrë vendin e tij?

Me këtë logjikë, reforma në drejtësi ngjan me një alibi për të luftuar korrupsionin, që ndërkombëtarëve t'u duket se Shqipëria është më pranë Bashkimit Europian. Sepse në realitet, sistemi mbetet në këmbë dhe kur një hajdut bie, mijëra të tjerë ngrihen dhe nuk e lënë të shembet.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.60

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI