Flash

Rama u çon pica patronazhistëve: Ministrit mos i jepni se është shëndoshur

Lapsi.al 18 March 2025
Rama u çon pica patronazhistëve: Ministrit mos i jepni se

Kryeministri Edi Rama ka shumëfishuar daljet në TV me afrimin e zgjedhjeve të 11 majit.  Edhe pati një sërë takimesh në Tiranë, Lushnje dhe Fier gjatë gjithë ditës, me t'u kthyer në kryeqytet ai u ndal në zyrën e Shtabit Elektoral të Njësisë 1.

Në një mbledhje që e paraqiti si të improvizuar e prisnin në fakt edhe ministrat Ogerta Manastirliu dhe Ervin Hoxha. Edhe pse kishte marrë pica me vete, këtë të fundit e përjashtoi nga pjesa. "Ervinit mos i jepni, se Ervini është shëndoshur" - tha Rama.

Aty foli sërish për platformën Tiktok ku tha se do mbyllet brenda 10 ditësh derisa kjo platformë të plotësojë kriteret e vendosura nga qeveria për filtrat mbrojtës dhe njohjen e gjuhës shqipe.

“Apo do çlironi Tiktokun? Ne nuk e kemi mbyllur përgjithmonë, por për të garantuar disa filtra mbrojtës për fëmijët dhe për ju dhe po punojmë me kompaninë. Ne u thamë nuk do e hapim nëse nuk do ketë filtra dhe njohjen e gjuhës shqipe.

Ata na kanë thënë do vijmë me një propozim konkret. Unë u kam thënë që nuk mjafton, duhet ta shohin njerëzit që diçka do ndryshojë. Kur të jenë gati po na e dhanë këtë garanci do e hapim. Tani ka filluar mbyllja. Nuk do bëhet menjëherë por çdo ditë i ngushtohet gryka derisa brenda 10 ditësh mbyllet fare” - u shpreh kryeministri Rama.

Të këshilluara

Vizita e fundit e djalit, bacit të vet

Skena e mjekut ndoshta ishte më e rënda. Së paku deri mbrëmë. Mjeku i cili e përcolli Presidentin Thaçi shkallëve të spitalit deshti ta përqafon jo president...

21:10

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI