Flash

Tragjedia në Koçan, protestë dhe qirinj në Shkup

Lapsi.al 18 March 2025
Tragjedia në Koçan, protestë dhe qirinj në Shkup

Me 16 minuta heshtje dhe me drita të telefonave në duar, qindra protestues u mblodhën në sheshin e Shkupit mbrëmjen e kësaj të marte, në protestën e organizuar për shkak të tragjedisë me 59 viktima në Koçan orët e para të 16 marsit. Protesta ishte e qetë dhe në heshtje dhe pa fjalime.

Gjithashtu në njërin nga paralajmërimet e protestës thuhej se do të protestohet edhe me bllokim rrugësh por jo në këto ditë kritike. Në Maqedoninë e Veriut flamujt u ulën në gjysmështizë në ditën e parë të 7 ditëve të zisë kombëtare. Ndërkohë, që prej pasdites së të hënës, në vend nisën protestat e qytetarëve të indinjuar me ngjarjen. Në Koçan u zhvilluan disa protesta.

Protestues marshuan përpara prokurorisë dhe gjykatës së qytetit ndërsa në zemërim e sipër dhjetra prej tyre ndaluan përpara një prej lokaleve në pronësi të të njëjtit person që kishte klubin e natës ku ndodhi tragjedia. Ata shkatërruan pjesën më të madhe të lokalit dhe një automjet që pretendohej se i përkiste të njëjtit person.

59 të rinjtë humbën jetën pas zjarrit masiv në diskotekën "Koçan Puls" ndërsa 155 të plagosur po vijojnë të marrin trajtim mjekësor në spitalet e zonës së Koçanit, por dhe shtete të tjera. 20 prej tyre janë raportuar në gjendje më të rëndë.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.60

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pak ditë pas martesës, humbën jetën në aksident/ Tragjedia e çiftit në Manzë

Aksidenti tragjik në Manzë, ku humbën jetën çifti i sapomartuar Kleo Vrioni e Sara Brugentelli dhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri, dyshohet se ndodhi pasi BMW-ja po lëvizte me rreth 114 km/orë, ndërsa drejtuesi rezultoi nën efektin e alkoolit, teksa dy pasagjerët e tjerë mbetën të plagosur, njëri në gjendje të rëndë.

14:37

Me sytë katër

PAPARAZZI

Harry dhe Meghan do të rikthehen në Britani pas 6 vitesh në SHBA

Princi dhe bashkëshortja e tij, marrëdhëniet e të cilëve me Mbretin Charles dhe pjesën tjetër të familjes mbretërore kanë qenë prej kohësh të tensionuara, do të vazhdojnë të jenë anëtarë joaktivë të familjes mbretërore, sipas një personi në dijeni të vendimit.

11:33