Flash

Tragjedia në RMV/ Bastiset Komuna e Koçanit, shkarkime masive në radhët e policisë

Lapsi.al 18 March 2025
Tragjedia në RMV/ Bastiset Komuna e Koçanit, shkarkime masive

Policia dhe Prokuroria në Maqedoninë e Veriut kanë ndërmarrë një operacion bastisjeje në Komunën e Koçanit, si pjesë e hetimeve për tragjedinë e rëndë që ndodhi në një klub nate në këtë qytet. Autoritetet po kërkojnë dokumente që mund të hedhin dritë mbi veprimet e paligjshme të zyrtarëve komunalë, të cilët dyshohet se kanë lejuar funksionimin e paligjshëm të lokalit që u përfshi nga flakët, duke shkaktuar viktima dhe dhjetëra të lënduar.

Paralelisht me hetimet, Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, ka marrë vendimin për shkarkimin e disa zyrtarëve të lartë të policisë në Shtip dhe Koçan, si pjesë e përgjegjësisë institucionale për tragjedinë. 

Në një deklaratë për mediat, Ministria e Punëve të Brendshme bëri të ditur se shkarkimet janë pjesë e një procesi të gjerë ristrukturimi për të vendosur përgjegjësi pas ngjarjes tragjike. Më shumë detaje pritet të jepen gjatë një konference për shtyp të planifikuar për më vonë gjatë ditës.

Zjarri masiv në klubin e natës “Pulse” në Koçan shkaktoi një bilanc të rëndë tragjik: 59 viktima dhe mbi 150 të plagosur. Ngjarja ka tronditur opinionin publik dhe ka shkaktuar zemërim të madh në Maqedoninë e Veriut.

Në përgjigje të kësaj tragjedie, qytetarët e Koçanit zhvilluan një protestë masive, duke kërkuar ndëshkim për të gjithë personat përgjegjës. Ndërkohë, qeveria ka shpallur 7 ditë zie kombëtare për të nderuar viktimat.

Inspektorati Shtetëror i Tregut ka marrë urdhër nga ekzekutivi për të kryer kontrolle të jashtëzakonshme në të gjitha klubet e natës dhe objektet e hotelerisë për të verifikuar nëse ato plotësojnë kushtet e sigurisë.

Sipas të dhënave paraprake, zjarri u shkaktua nga spërkatësit për efekte vizuale skenike, të cilët ndezën çatinë e klubit, e ndërtuar me materiale të ndezshme. Më pas, u konfirmua se klubi operonte me një licencë të falsifikuar dhe nuk kishte sisteme të duhura të sigurisë kundër zjarrit.

Autoritetet kanë arrestuar pronarin e klubit, i cili tentoi të arratisej, si dhe 19 persona të tjerë, mes të cilëve edhe ish-zyrtarë shtetërorë të dyshuar për lejimin e funksionimit të paligjshëm të lokalit.

Kryeministri Hristijan Mickoski ka reaguar ashpër ndaj ngjarjes, duke e cilësuar atë si një “vrasje masive” të shkaktuar nga korrupsioni dhe neglizhenca institucionale. Ai ka premtuar se të gjitha përgjegjësitë do të zbardhen dhe se askush nuk do të mbetet pa u ndëshkuar.

Hetimet po vijojnë në të gjitha nivelet dhe pritet që në ditët në vijim të dalin të tjera fakte mbi këtë tragjedi që ka tronditur Maqedoninë e Veriut. /Marrë nga Euronews Albania

Të këshilluara

Kreu i KQZ jep detaje për fletën e votimit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar fletën e votimit për zgjedhjet e 11 majit. Pasi u paraqitën të gjitha propozimet, komisioneri Celibashi tha se do të ...

16:48

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI