Flash

Opozita akuzon presidentin Begaj dhe Sokol Sadushin për puç kushtetues

Lapsi.al 19 March 2025
Opozita akuzon presidentin Begaj dhe Sokol Sadushin për puç

Rihapja serisht e temës së kapjes së gjykatës Gjykatës Kushtetuese nga Rama dhe largimi i gjyqtarëve të pabindur ka shqetësuar opozitën e cila ka folur për një puç.

Një ditë më parë Belind Kélliçi alarmoi se jemi në "hapat fillestarë të një puçi kushtetues, i cili ka për synim emërimin në Gjykatën Kushtetuese të disa prej drejtuesve të strukturave të Vetingut, dhe  lënjen në detyrë të gjyqtarëve “alla Dvorani”, që kishte harruar të deklaronte 100 milionë lekë" . Ai ka treguar me emër edhe ata që i ka etiketuar si ekzekutuesit e puçit. "Në këtë puç kushtetues janë përfshirë edhe zyrtarë të tjerë të lartë, veçanërisht Sokol Sadushi i Gjykatës së Lartë dhe njëkohësisht kryetar i radhës së Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Gjithashtu, në këtë puç kushtetues është përfshirë me vetëdije të plotë edhe presidenti i Republikës, Bajram Begaj, njeriu që më shumë se kushdo zyrtar tjetër, duhet të jetë garant i Kushtetutës" tha ai.

Për të njëjtin rrezik ka folur edhe deputeti i Partisë së lirisë, Petrit Vasili duke akuzuar presidentin Begaj se ka përgatitur shkarkimin e një gjykatseje.

"Në puçin e Kushtetueses pa asnjë dyshim është tepër tronditëse sjellja dhe veprimet e Presidentit të Republikës, që në mënyrën më flagrante kërkon të vërë në lëvizje Gjykatën Kushtetuese për interpretim të kohës së zgjatjes së mandatit të gjykatëses Sonila Bejtja.

Realisht përmes fakteve absolutisht të padiskutueshme, Presidenti Begaj është më i sqaruari de facto dhe de jure për këtë çështje, ndonëse ai me qëllime të caktuara bën sikur kërkon interpretim" ka shkruar Vasili i cili në statusin e tij ka renditur pro mvat dhe faktet për atë që pretendon (shiko poshtë).

©Lapsi.al

Faktet sipas postimit të Petrit Vasilit

1. Kushtetuta në nenin 179 pika tre thotë qartë se janë subjekt rrotacioni gjyqtarët që kanë zëvendësuar gjyqtarët e mëparshëm, mandati i të cilëve ka mbaruar në vitin 2017 dhe 2020.

Gjykatësja Sonila Bejtja nuk bën pjesë as tek njëri as tek tjetri sepse ajo ka marrë mandatin e lënë nga Gjyqtari Besnik Muçi, i cili zëvendësoi mandatin e ish gjyqtarit Sokol Berberi të përfunduar në prill të vitit 2016.

2.Dekreti i Presidentit Meta Nr.10722, që shpall vakancën e ish Gjyqtarit Kushtetues Sokol Berberi që përfundoi mandatin në prill 2016 dhe që u konfirmua me shkresën Nr.101 datë 25 mars 2016 të Gjykatës Kushtetuese.

3.Shpallja e vakancës nga KED në vitin 2019, të firmosur nga kryetari i KED Dvorani, është bërë si vakancë e plotë dhe dokumenti është asgjësues.

4. Dekreti i Presidentit Meta për Gjyqtarin Besnik Muçi është për mandat të plotë nëntëvjeçar, që përfundon në vitin 2028.

5. Dekreti i Presidentit Meta për Gjyqtaren Sonila Bejtja është për vazhdimin e kohës së mbetur të mandatit të plotë të lënë nga gjykatësi Muçi deri në 2028.

A ka ndonjë paqartësi këtu që duhet sqaruar?

As edhe një e vetme.

Kushtetuta në nenin 179 pika 3 flet qartë.

Çfarë Kushtetute tjetër lexon Presidenti, që bën sikur kërkon interpretim sepse Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë është shterruese?

Puçi i orkestruar prej kohësh në Gjykatën Kushtetuese me qëllim rrëmbimin e disa mandateve ishte zbuluar qartë nga media që u bënë pjesë e tij, ku mjerisht u përfshi edhe Zëri i Amerikës.

Ndërkombëtarët të cilët kanë folur e kanë mbajtur qëndrim për çdo hap të zbatimit të reformës në drejtësi janë njohur me situatën shumë të rëndë dhe kanë heshtur. Kjo heshtje fajtore përballë një puçi të tillë shumë të rrezikshëm i ngarkon ata me përgjegjësi serioze pasi ata janë zotuar të ishin garantë të reformës aq sa u përfshinë edhe në Kushtetutë.

Kjo goditje shumë e rëndë në Gjykatën Kushtetuese tashmë është zbuluar hapur dhe qartë.

Gjykata Kushtetuese duhet t’i rrijë larg puçit, lojës mafioze të interpretimeve të kohëzgjatjes së mandateve dhe t’i kthehet detyrave të saj, të cilave u mungon ose u shmanget për llogari të qeverisë apo interesave të tjera klienteliste brenda saj.

Çdo veprim e vendim i mëtejshëm i secilit prej aktorëve të përfshirë në këtë puç veçse do të rëndonte shumë pozitat e gjithsecilit prej tyre para ligjit dhe nuk do të bënte asgjë tjetër.

P.S. Disa dokumente që çmontojnë kërkesën manipulative të Presidentit aktual.

ImageImageImageImageImageImage

 

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.60

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pak ditë pas martesës, humbën jetën në aksident/ Tragjedia e çiftit në Manzë

Aksidenti tragjik në Manzë, ku humbën jetën çifti i sapomartuar Kleo Vrioni e Sara Brugentelli dhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri, dyshohet se ndodhi pasi BMW-ja po lëvizte me rreth 114 km/orë, ndërsa drejtuesi rezultoi nën efektin e alkoolit, teksa dy pasagjerët e tjerë mbetën të plagosur, njëri në gjendje të rëndë.

14:37

Me sytë katër

PAPARAZZI

Harry dhe Meghan do të rikthehen në Britani pas 6 vitesh në SHBA

Princi dhe bashkëshortja e tij, marrëdhëniet e të cilëve me Mbretin Charles dhe pjesën tjetër të familjes mbretërore kanë qenë prej kohësh të tensionuara, do të vazhdojnë të jenë anëtarë joaktivë të familjes mbretërore, sipas një personi në dijeni të vendimit.

11:33