Flash

Rama tallet me Bashën: Luli nuk evoluon sepse ka lindur i përsosur

Lapsi.al 19 March 2025
Rama tallet me Bashën: Luli nuk evoluon sepse ka lindur i përsosur

Në takimin ku mori pjesë me kandidatët socialistë të Elbasanit, kryeministri Edi Rama ironizoi edhe kreun e Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, me të cilin ka replikuar ditët e fundit. Sipas kreut të qeverisë, gjërat kanë evoluar por vetëm Luli jo sepse 'ka lindur i përsosur'.

"PS është forca e duhur në vendin e duhur dhe në kohën e duhur. Mund të kishte qenë partia e Dash Sulës, ajo e reja. Kështu që duhet çuar vota te PS. Kemi në listat tona, edhe në listë të mbyllur që vijnë nga ana tjetër, dekanen e fakultetit ekonomik të Vlorës e kemi nga Çadra, vinte atje Rama ik. Sot është në listën e mbyllur sepse gjërat evoluojnë.

Çadrat është në 2017, Luli nuk evoluon sepse është i lindur i përsosur. Një njeri që gjumi e do aq shumë sa që e mban për vete është i përsosur. Luli ka lindur me këmishë nate, por nuk janë të gjithë kështu. Dekania më çonte një grup të madh të rinjsh të FRPD, mund të mos bëhen socialistë, nesër që mileti demokratë del nga këneta se thahet, se di kur do thahet, por nesër mund të kërkojnë alternativën e tyre", u shpreh Rama.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI