Flash

"Ikni sa më shpejt!"/ Dalin PAMJE të reja të zjarrit nga klubi i natës në Koçan

Lapsi.al 19 March 2025
"Ikni sa më shpejt!"/ Dalin PAMJE të reja të zjarrit

Pamje të tjera janë publikuar në media nga nata tragjike në diskotekën në Koçan të Maqedonisë së Veriut. Videoja e mëposhtme tregon tmerrin që përjetuan të rinjtë, teksa nxitonin t’u shpëtonin flakëve.

“Ikni sa më shpejt, sa më shpejt”, dëgjohen të bërtiturat e personave të pranishëm. Nga zjarri që shpërtheu në klubin e natës "Pulse" mëngjesin e 16 marsit humbën jetën 59 persona dhe u lënduan mbi 178 të tjerë.

Zjarri shpërtheu gjatë një koncerti me mbi 500 pjesëmarrës, duke u përhapur me shpejtësi pas ndezjes së mjeteve piroteknike. Autoritetet kanë nisur një hetim të gjerë, ndërsa vendi ka shpallur një javë zie kombëtare. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Zjarr te nënstacioni elektrik në Lezhë

Një ngjarje e papritur raportohet të ketë ndodhur pasditen e sotme pranë nënstacionit elektrik në Rrilë të Lezhës. Burimet bëjnë me dije se një zonë me shkur...

18:00

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI