Flash

VIDEO/ Rama vijon telenovelën me Bashën: E përshëndet nga errësira me Unikkatilin

Lapsi.al 19 March 2025
VIDEO/ Rama vijon telenovelën me Bashën: E përshëndet nga

Është publikuar seria e re e serialit politik “Rama – Basha”. Pas disa diss-eve të euroatlantikut që e sfidonte “ku i ke shokët” me këngën Unikkatilit nuk ka vonuar përgjigjja e kreut të qeverisë që e ka titulluar "Episodi i dytë i zgjimit të Lulit".

Në errësirën e makinës Rama kishte gjetur një tjetër këngë të reperit të njohur për t’i dhënë përgjigjen. “S’e nuk po kupton që nuk mundesh me mu, sa herë ke provu çdo herë ke dështu”- ishte refreni i saj.

“I madh je. Ku I kam shokët unë ë? Ore mos ma qaj hallin mu. Një bie mijëra ngrihen, s’është kënetë nga ku të përzunë,por nder të bënë. Por nuk është as lugë ku je mbyt. Ndalo pak kap ndonjë pasagjer demokrat se po ti ha bufi të gjithë” - thotë Rama në videon e tij.

Të gjithë këtë shkëmbim përshëndetjesh mes Ramës dhe Bashës e ka komentuar edhe kryedemokrati Sali Berisha. “Tani, atë që e kishin të fshehur e nxorën hapur. Kaq mund të them. Se dashuritë janë me faza. Kanë fazën latente, e kanë fazën publike etj. Nuk ka gjë të re. E kishin ata dhe dolën publikisht. Zoti ua shtoftë” – tha Berisha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Zjarr te nënstacioni elektrik në Lezhë

Një ngjarje e papritur raportohet të ketë ndodhur pasditen e sotme pranë nënstacionit elektrik në Rrilë të Lezhës. Burimet bëjnë me dije se një zonë me shkur...

18:00

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI