Flash

Meloni flet në senatin italian: Ç'do ndodhë për marrëveshjen me Shqipërinë

Lapsi.al 19 March 2025
Meloni flet në senatin italian: Ç'do ndodhë për

Në një fjalim gjatë punimeve në Senatin Italian, kryeministrja Giorgia Meloni vlerësoi nismën e presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, që në samitin e liderëve evropianë, këtë fundjavë në Bruksel t’i hapet rruga marrjes për bazë të modelit italo-shqiptar për hapjen e qendrave për menaxhimin e azilkërkuesve jashtë BE-së.

“Përsa i përket protokollit me Shqipërinë ju i kuptoni arsyet pse për momentin zbatimi i tij është pezulluar. Kjo çështje po shqyrtohet nga Gjykata Evropiane e Drejtësisë. Shumica e shteteve anëtare të BE-së dhe Komisioni Evropian mbështesin qëndrimin e qeverisë italiane për këtë çështje.

Në propozimin e presidentes së KE, Ursula von der Leyen për Këshillin Evropian, që mblidhet këtë fundjavë, thuhet se duhen hapur qendra pritjeje në shtete të treta jashtë BE-së, për shqyrtimin e kërkesave të azilkërkuesve.

Kjo nuk do të ndodhte nëse Italia nuk do të kishte kurajon që të inicionte protokollin me Shqipërinë. Me këtë kurajo ne u përcollëm të tjerëve në BE zgjidhje inovative për të përballuar së bashku flukset emigratore” - tha kryeministrja italaliane Giorgia Meloni.

Duke iu referuar angazhimit të qeverisë italiane, për zgjidhje inovative, Meloni përmendi Protokollin Itali-Shqipëri, të cilin ajo tha se qeveria është e vendosur ta çojë përpara.

Meloni tha se Italia përshëndet propozimin e Komisionit Evropian për reformën e kuadrit legjislativ evropian për riatdhesimet, nëpërmjet kalimit nga një Direktivë në një Rregullore të zbatueshme drejtpërdrejt në 27 Shtetet Anëtare.

“Ne e konsiderojmë atë një zhvillim jashtëzakonisht të rëndësishëm, gjithashtu për të harmonizuar praktikat e shteteve të ndryshme anëtare dhe për të bërë veprimet e riatdhesimit të atyre që nuk janë të mirëpritur në Bashkimin Evropian: nëse hyni ilegalisht në Evropë, nuk mund të qëndroni në territorin tonë”, tha kryeministrja italiane Giorgia Meloni. /BW

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI