Flash

Incident në takimin e PS në Lezhë, shoqërohen në polici 3 persona

Lapsi.al 19 March 2025
Incident në takimin e PS në Lezhë, shoqërohen në polici

Një incident ka ndodhur në një takim elektoral të PS-së në Lezhë. Policia bashkiake është përplasur me disa aktivistë të PD-së që kanë ngritur një banderolë ku shkruhej: “Na morët frymën”.

Protesta e tyre ka lidhje me një fabrikë peshku për të cilën ata janë ankuar prej kohësh për ndotjen që kryen dhe që nuk është marrë asnjë masë. Pas përplasjes me policët bashkiakë, 3 të rinj janë shoqëruar në komisariat. Aleks Deda, një nga aktivistët tha se janë dhunuar nga policët bashkiakë.

Në mbështetje të tyre kanë shkuar drejtuesi politik i Lezhës Agron Gjekmarkaj, kandidatët për deputetë Lindita Metaliaj dhe Gjin Gjoni dhe kryetarja e PD-së, Donika Ndoj. Gjekmarkaj e cilësoi këtë si akt të krijimit të një klime frike ndaj qytetarëve në prag të zgjedhjeve. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI