Flash

Prokuroria urdhëron bastisje në Ministrinë e Bujqësisë në Kosovë

Lapsi.al 20 March 2025
Prokuroria urdhëron bastisje në Ministrinë e Bujqësisë

Prokuroria Speciale e Kosovës ka bërë të ditur të enjten se e ka autorizuar Policinë e Kosovës që të kryejë veprime hetimore në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural lidhur me dyshimet se zyrtarë publikë të kësaj ministrie kanë kryer vepra penale.

Përmes një komunikate për media, Prokuroria ka thënë se dyshimet lidhen me renovimin e objektit që dikur e ka shfrytëzuar partia politike, Aleanca për Ardhmërinë Kosovës, i cili tani është nën menaxhimin e Ministrisë.

Prokuroria ka thënë se zyrtarët publikë dyshohen për “keqpërdorim të detyrës zyrtare” për “keqpërdorim të pozitës zyrtare”, “keqpërdorim dhe mashtrim në prokurimin publik” dhe "falsifikim të dokumenteve”.

Mediumi lokal në Kosovë, Koha, ka raportuar ditë më parë lidhur me një pagesë të kryer në vlerë të 66 mijë eurove për një konsorcium për heqjen e mobilieve nga ndërtesa që tani është nën menaxhim të ministrisë.

Sipas këtyre raportimeve, ministria ka paguar nga 2 mijë euro për heqjen e mobilieve nga secila prej 33 hapësirave të ndërtesës, përfshirë tualetet në të cilat ka pasur inventarë.

Për këto shërbime dhe rinovimin e rreth 600 metrave katrorë, Ministria e Bujqësisë besohet se i ka shpenzuar 370 mijë eurove, sipas raportimeve të Kohës.

Radio Evropa e Lirë nuk i ka verifikuar në mënyrë të pavarur këto raportime.

Ministria e Bujqësisë ka thënë në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë se përgëzon autoritetet për reagimin e shpejtë dhe qasjen proakive, ndonëse këto veprime vijnë pas një “shkrimi spekulativ medial”.

“Organet e rendit dhe drejtësisë le ta kryejnë punën e tyre. Për të njëjtin objekt ka pasur prova dhe dëshmi për abuzime për vite të tëra, mirëpo reagime ekspeditive të këtij lloji nuk janë ndërmarrë asnjëherë më parë”, është thënë mes tjerash në përgjigjen e Ministrisë./ REL

Të këshilluara

Aksident me vdekje në Bulqizë

Një aksident tragjik ka ndodhur në Bulqizë, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka aksidentuar një këmbësore, që ka ndërruar jetë. Ngjarja ka ndodhur rreth...

17:07

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI