Flash

E pickoi gjarpëri/ Turistja australiane rrëfen gjendjen skandaloze të spitaleve në Shqipëri

Amy Lecons u bë një sensacion i papritur viral pasi filmoi veten duke pritur për shpëtim në një shpat mali në Shqipëri, pas kafshimit nga një gjarpër helmues. Në këtë intervistë ekskluzive, vrapuesja australiane e shtigjeve, me bazë në Zelandën e Re, përshkruan kafshimin, telefonatat e dështuara të emergjencës, telefonatën e dëshpëruar ndaj babait të saj, mjek në Australi, dhe arsyen pse ajo beson se historia e saj është përdorur për të mbuluar probleme serioze në sistemin shëndetësor të Shqipërisë.

14:48

Presidenti i Letonisë: Duhet të largohen masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Lapsi.al 20 March 2025
Presidenti i Letonisë: Duhet të largohen masat kufizuese të

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë sërish thirrje për heqjen e masave ndëshkuese të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, ndërsa homologu i saj nga Letonia, Edgars Rinkevics, ka thënë se shteti që udhëheq ai është në të njëjtën linjë.

Ata i kanë bërë këto komente në një konferencë të përbashkët për media në Prishtinë.

“Duhet të hiqen masat kufizuese, nuk e di nëse do të shënohet përvjetori i dytë i këtyre masave, por qëndrimi i Letonisë është i qartë, masat kufizuese duhet të largohen dhe do ta vazhdojmë të avokojmë për këtë”, ka thënë presidenti i Letonisë.

Blloku evropian pati vendosur masa kufizuese ndaj Kosovës në qershor të vitit 2023, duke i konsideruar autoritetet e Kosovës fajtore për përshkallëzim të situatës në veri të vendit.

Kosova i konsideron këto masa të padrejta dhe konsideron se i ka plotësuar të gjitha kushtet për heqjen e tyre.

Presidentja Osmani e ka falënderuar shtetin e Letonisë për përkrahjen e vazhdueshme në synimet e Kosovës për anëtarësim në organizata ndërkombëtare.

“Letonia e kupton më së miri pozicionin e Kosovës duke qenë se të dyja vendet tona kanë një të kaluar të dhimbshme dhe shumë të vështirë, dhe kufizohemi me shtete fqinje agresore. Mirëpo, sikurse Letonia, ashtu edhe Kosova, jemi të përkushtuara thellë për vlerat euroatlantike, për parimin e fqinjësisë së mirë, gjithnjë duke ruajtur sovranitetin dhe integritetin tonë territorial”, ka thënë Osmani.

Ajo, po ashtu, ka bërë thirrje që blloku evropian të gjejë mënyra për të avancuar procesin që Kosova të ketë statusin e vendit kandidat.

Përgjatë konferencës, presidenti Rinkevics, ka thënë se vendi i tij do të punojë për avancimin e rrugës së Kosovës në Bashkimin Evropian, ndonëse nuk ka mundur të premtojë se ky vend do të sigurojë këtë vit statusin e vendit kandidat.

Kosova ka aplikuar për anëtarësim në BE në fund të vitit 2022, por aplikimi i saj nuk është marrë parasysh ende.

“Letonia e mbështet plotësisht integrimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, dhe diskutuam gjerësisht anëtarësimin në Këshillin e Evropës dhe besojmë që ky anëtarësim mund të hapë rrugën edhe për organizata tjera ndërkombëtare”, ka thënë Rinkevics.

Ai nuk e ka përjashtuar mundësinë e bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën e mbrojtjes.

Për dialogun Kosovë-Serbi

Presidentja e Kosovës është pyetur gjatë konferencës edhe për çështjet e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, më konkretisht nëse i dërguari i ri evropian për këtë proces, Peter Sorensen ka komentuar më shumë mbi vërejtjet që ka prezantuar ajo lidhur me draft-statutin e Perëndimit për formim të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Osmani ka thënë se Sorensen më shumë është informuar për këtë çështje në takimin e tyre të zhvilluar më 17 mars në Prishtinë, meqë është në nisje të mandatit, dhe që pret trajtim të barabartë në këtë proces.

Megjithatë, Osmani ka thënë se beson që draft-statuti nuk është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, as me normat dhe vlerat e BE-së dhe të Këshillit të Evropës, dhe as nuk është në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me Asociacionin.

“As nuk do ta kalonte testin në këtë gjykatë”, ka deklaruar Osmani.

Homologu i saj nga Letonia ka thënë se e konsideron dialogun si temë shumë të ndjeshme me ulje-ngritjet e veta.

Ai ka thënë se është shumë e rëndësishme që dialogu të ringjallet dhe që të krijohen kushte të reja mbi të cilat palët do të jenë të barabarta, sepse vetëm ashtu do të ketë rezultat.

“Dialogu është zgjidhja e vetme për anëtarësimin e Kosovës dhe Serbisë në BE. Nëse duam ta arrijmë atë qëllim, duhet që të dyja palët të angazhohen”, ka thënë mes tjerash Rinkevics.

BE-ja u pati dorëzuar Kosovë dhe Serbisë një draft-statut për Asociacionin më 2023, i cili ishte mbështetur edhe nga Shtetet e Bashkuara.

Edhe në atë kohë, presidentja Osmani pati thënë se dokumenti duhet t'i nënshtrohet vlerësimit të Gjykatës Kushtetuese.

Që atëherë, BE-ja dhe SHBA-ja i kanë kërkuar Kosovës që ta dërgojë këtë draft-statut në Gjykatën Kushtetuese, por kjo ende nuk ka ndodhur.

Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshjen për themelimin e Asociacionit më 2013 dhe dy vjet më vonë atë për parimet e Asociacionit. Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka thënë më 2015 se marrëveshja mbi parimet nuk është në përputhje të plotë me Kushtetutën, duke kërkuar që 23 pika të saj të harmonizohen.

Deri më tani, Kosova ka refuzuar që ta themelojë Asociacionin, ndërkaq Serbia insiston që marrëveshjet për këtë çështje të zbatohen./ REL

Të këshilluara

Aksident me vdekje në Bulqizë

Një aksident tragjik ka ndodhur në Bulqizë, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka aksidentuar një këmbësore, që ka ndërruar jetë. Ngjarja ka ndodhur rreth...

17:07

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.60

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pak ditë pas martesës, humbën jetën në aksident/ Tragjedia e çiftit në Manzë

Aksidenti tragjik në Manzë, ku humbën jetën çifti i sapomartuar Kleo Vrioni e Sara Brugentelli dhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri, dyshohet se ndodhi pasi BMW-ja po lëvizte me rreth 114 km/orë, ndërsa drejtuesi rezultoi nën efektin e alkoolit, teksa dy pasagjerët e tjerë mbetën të plagosur, njëri në gjendje të rëndë.

14:37

Me sytë katër

PAPARAZZI

Harry dhe Meghan do të rikthehen në Britani pas 6 vitesh në SHBA

Princi dhe bashkëshortja e tij, marrëdhëniet e të cilëve me Mbretin Charles dhe pjesën tjetër të familjes mbretërore kanë qenë prej kohësh të tensionuara, do të vazhdojnë të jenë anëtarë joaktivë të familjes mbretërore, sipas një personi në dijeni të vendimit.

11:33