Flash

Nuredin Dumani tregon një emër tjetër për vrasjen e komisarit Dritan Lamaj

Lapsi.al 20 March 2025
Nuredin Dumani tregon një emër tjetër për vrasjen e

Dymbëdhjetë vjet pas vrasjes së kryekomisarit Dritan Lamaj, krim për të cilin drejtësia shqiptare ka fajësuar vetëm biznesmenin Arben Frroku, i penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani, ngriti dyshime për një tjetër person të përfshirë në krim.

Në seancën e së enjtes të dosjes “Plumbi i artë”, i penduari Dumani, tregoi njohjen e tij me të pandehurin Henrik Hoxhaj, pasi kishte dalë nga burgu për vjedhjen e dy makinave, duke lidhur emrin e tij me vrasjen e kryekomisarit.

“Kur dola nga burgu fola me Festim Qolin. I thashë që pata një debat me një shef policie të Komisariatit nr. 6, Dritan Lamajn. Se më qëlloi disa herë kur u arrestova. Po kur dola mora vesh që e kishin vrarë.

Mu bë qejfi për këtë. I thashë Festës, po ti dikush janë, do ju jepja një drekë atyre çunave që e kanë bërë. Më tha Festimi, do ja japësh se vëllai jonë është. Ai e kishte fjalën për Henrik Hoxhajn.”

Në vijim, në përgjigje të pyetjeve të avokates së të pandehurit Altin Ndoci, Dumani rrëfeu se automjetin që ishte përdorur nga atentatorët në vrasjen e Dorian Shkozës ia kishte dhënë Florenc Çapja.

Ai tregoi se bëhej fjalë për një “Mercedes”, që Florenci e kishte njohur teksa e kishte parë të djegur në kronikat televizive.

“Më ka shkruar Florenci në SKY”, tha Dumani. “I konfirmova që ajo ishte makina. Ai më tha: Mendova se do të bëje ndonjë surprizë këtej nga ne”.

Teksa foli për përgatitjet për këtë ngjarje, Dumani tregoi se kishte blerë një telefon të enkriptuar SKY në një dyqan pranë qendrës të Tiranës. Dumani ndau detaje edhe për një vrasje të pafinalizuar, të një të afërmi të Besmir Haxhias, vrasje për të cilën kishin ndarë rolet dhe se do të paguheshin 60 mijë paund.

Të këshilluara

Aksident me vdekje në Bulqizë

Një aksident tragjik ka ndodhur në Bulqizë, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka aksidentuar një këmbësore, që ka ndërruar jetë. Ngjarja ka ndodhur rreth...

17:07

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI