Flash

Qeveria punësoi rreth 4000 persona në administratën publike në fund të vitit 2024

Lapsi.al 20 March 2025
Qeveria punësoi rreth 4000 persona në administratën publike

Numri i të punësuarve në administratën publike ka kaluar 184 mijë persona në fund të vitit 2024. Shifrat e raportuara nga INSTAT flasin për një rritje me afro 3900 punësime, rreth 6 muaj para zgjedhjeve, ndërkohë që numri i tyre mund të ketë pësuar ndryshim edhe në muajt e parë të 2025, pak para se qeveria të vendoste në zbatim të Kodit Zgjedhor pezullimin e të gjitha rekrutimeve.

Fryrja e administratës në prag të zgjedhjeve është një fenomen i përsëritur, pasi edhe gjatë viteve të kaluara është vënë re një shtim i pazakontë. Për shembull, në vitin 2021, kur u zhvilluan zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, punësimi në sektorin shtetëror u zgjerua me rreth 8 mijë persona, ose me 4% brenda një viti.

Për të ndaluar përdorimin e punësimit në shtet për favore politike, Kodi Zgjedhor përcakton të ndalohet çdo procedurë rekrutimi nga institucionet që rekrutojnë punonjësit e tyre përmes Kodit të Punës.

Qeveria njoftoi në fillim të marsit se procedurat e nisura do të duhet të përfundojnë, por asnjë procedurë e re punësimi në ministri, në institucionet e varësisë, por edhe në ato shoqëri aksionere me kapital shtetëror nuk mund të zhvillohen pas datës 3 mars.

Të dhënat e hershme tregojnë se në fushatat zgjedhore rekrutohen më shumë punonjës nga ndërmarrjet me kapital shtetëror, sidomos ndërmarrjet e ujësjellësit dhe pushteti lokal./ Ora News

Të këshilluara

Aksident me vdekje në Bulqizë

Një aksident tragjik ka ndodhur në Bulqizë, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka aksidentuar një këmbësore, që ka ndërruar jetë. Ngjarja ka ndodhur rreth...

17:07

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI