Flash

Klodiana Lala nxjerr detaje: Rama u përplas me të besuarit e Veliajt në bashki

Lapsi.al 20 March 2025
Klodiana Lala nxjerr detaje: Rama u përplas me të besuarit e Veliajt

Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje për orët e "luftës" që u zhvilluan mes kryebashkiakut Erion Veliaj nga burgu dhe kryeministrit Edi Rama për kontrollin e Bashkisë së Tiranës. Lala u shpreh në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, se në shkresën e Veliajt ka pasur dy urdhra, emërimi i Sara Goxhajt si nënkryetare dhe delegimi i drejtimit të bashkisë te ajo.

Ajo ka treguar se sapo Rama është vënë në dijeni për ngjarjen ka shkuar menjëherë në Bashkinë e Tiranës, ku dhe ka zhvilluar një debat me Alban Dokushin. Lala tha situata ka qenë e tensionuar në bashki.

“Mbrëmë në 23:50 minuta më mbërriti një shkresë dhe dukej e pabesueshme. Mu desh kohë ta konfirmoj, një shkresë me firmën dhe vulën e Veliajt. Në atë shkresë zoti Veliaj komandonte në krye të Bashkisë, Sara Goxhajn, ish-shefen e kabinetit dhe largonte Anuela Ristanin.

Sara Goxhaj, deri para pak ditësh nuk ishte nënkryetare dhe ligji parashikon që kompetencat e kryetarit mund t’i kalojnë vetëm nënkryetarit. Pra ka pasur dy urdhra. Ishte vendi vakant dhe me ta emëruar Goxhajn nënkryetare e komandon kryetare në detyrë.

Në momentin që Rama është vënë në dijeni, ka shkuar menjëherë në Bashkinë e Tiranës dhe pyetja e parë ka qenë: “A është i ligjshëm një urdhër tij?”.

Alban Dokushi ka thënë se ishte urdhër i ligjshëm. Këtu ka filluar debati mes Ramës dhe të besuarve të Veliajt. Zoti Rama ka kërkuar dorëheqjen e zotit Dokushi, duke thënë rikthehu si drejtor juridik, Dokushi ka refuzuar dhe Rama ka thënë të mos protokollohet shkresa e Veliajt.

Në Bashki ka qenë situatë e tensionuar. Zoti Rama, në informacionet që disponoj, i janë ridëguar Veliajt shkresat e reja, për rikthimin në detyrën që kishte Anuela Ristani dhe largimin e disa zyrtarëve të Bashkisë.

E pashë si luftë të hapur mes kryetarit të Bashkisë dhe kryeministrit. Anuela Ristani shihet si e besuara e kryeministrit. Pati tension të vazhdueshëm për orë me radhë. Nuk është konfirmuar a ka firmosur Veliaj shkresat e dyta.

Nga drejtoria e burgut të Durrësit, nuk kam konfirmim që Veliaj të ketë nxjerrë shkresat. Përveç avokatëve dhe familjarëve, zoti Veliaj ka pasur takime të rregullta me zotin Dokushi dhe zonjën Goxhaj. Sipas ligjit janë dy njerëzit më afër kryetarit të Bashkisë, kanë qenë të autorizuar nga prokurori për ta takuar", - tha Lala. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.60

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pak ditë pas martesës, humbën jetën në aksident/ Tragjedia e çiftit në Manzë

Aksidenti tragjik në Manzë, ku humbën jetën çifti i sapomartuar Kleo Vrioni e Sara Brugentelli dhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri, dyshohet se ndodhi pasi BMW-ja po lëvizte me rreth 114 km/orë, ndërsa drejtuesi rezultoi nën efektin e alkoolit, teksa dy pasagjerët e tjerë mbetën të plagosur, njëri në gjendje të rëndë.

14:37

Me sytë katër

PAPARAZZI

Harry dhe Meghan do të rikthehen në Britani pas 6 vitesh në SHBA

Princi dhe bashkëshortja e tij, marrëdhëniet e të cilëve me Mbretin Charles dhe pjesën tjetër të familjes mbretërore kanë qenë prej kohësh të tensionuara, do të vazhdojnë të jenë anëtarë joaktivë të familjes mbretërore, sipas një personi në dijeni të vendimit.

11:33