Flash

PAMJET/ Trafikuan 5 milionë euro drοgë nga Holanda, arrestohen 4 shqiptarë në Itali

Lapsi.al 20 March 2025
PAMJET/ Trafikuan 5 milionë euro drοgë nga Holanda, arrestohen

Një operacion i përbashkët mes agjencive ligjzbatuese italiane dhe spanjolle ka çuar në arrestimin e 5 personave që besohet se janë anëtarë të një organizate kriminale ndërkombëtare të përfshirë në trafikun e drοgës mes Holandës dhe Italisë. Arrestimet u kryen në qytete të ndryshme italiane me urdhër të prokurorit dhe vendim të Gjykatës së Bolonjës.

5 të arrestuarit, 4 me origjinë shqiptare dhe 1 tunizian akuzohen për përfshirje në trafikun e drogës dhe armëmbajtje pa leje. Sipas hetuesve, grupi kriminal përdorte komunikime të koduara për të shmangur përgjimet dhe kryerjen e trafikut të paligjshëm.

Hetimi i kryer nga policia e Bolonjës me koordinimin e Antimafias ka zbardhur mënyrën e funksionimit të organizatës e cila ka qenë aktive të paktën në periudhën prill - nëntor 2020. Gjatë kësaj periudhe dyshohet se janë kryer 9 raste të trafikut për gjithsej 41.5 kg kokainë, 76.5 kg marijuanë dhe 280 kg hashash. Vlera e përgjithshme e drogës e hedhur në treg, i kalonte 5 milionë euro.

Zv.komisarja e policisë Natalia Riga shpjegoi disa detaje nga hetimi, i cili u bë më i gjatë dhe më i ndërlikuar për shkak të përdorimit të telefonave të koduar nga anëtarët e grupit kriminal.

Vetëm 2 vjet pas përgjimeve, Skuadra Lëvizëse arriti të deshifrojë mesazhet mes anëtarëve, duke rindërtuar aktivitetet e bandës. Bolonja ishte qendra e operacioneve të grupit kriminal që drejtohej nga një shqiptar rreth 40 vjeç, i cili jetonte në provincën e Bolonjës. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI