Flash

DW: Pse po largohen të rinjtë nga vendet e Ballkanit?

Më shumë se 130,000 njerëz largohen nga rajoni i Ballkanit çdo vit. Pse po largohen të rinjtë dhe a janë subvencionet e shpallura nga politikanët rajonalë një nxitje e mjaftueshme për t'u kthyer?

23:16 Iva Manojlovic

Portugalia, plasin polemikat për lojtarët që qëndrojnë gjithmonë në plazh: “Është pjesë e planit”

Mediat portugeze e kanë përqendruar vëmendjen te përgatitja e Portugalisë, në grumbullimin në Palm Beach Gardens, ku lojtarët janë parë vazhdimisht në plazh.

Lapsi.al 16 June 2026

Ka mbetur shumë pak deri te debutimi zyrtar i Portugalisë së Cristiano Ronaldos në Botërorin 2026 dhe kombëtarja luzitane është përfshirë nga polemikat e tifozëve të saj, të shqetësuar nga vështirësitë që kanë hasur në debutim edhe skuadra të tjera favorite. Kështu, duke parë postimet e shumta të futbollistëve të fotografuar në plazhet e Palm Beach, ku ndodhet grumbullimi i kombëtares, dhe duke menduar se kjo po e shpërqendron ekipin, erdhi edhe përgjigjja e prerë: “Ne në plazh? Nuk ka asnjë problem: është pjesë e planit, pjesë përbërëse e përgatitjes sonë”.

Yjet e Portugalisë ende nuk kanë zbritur në fushë në Botërorin 2026 dhe numërimi mbrapsht po shkon drejt fundit, me ndeshjen e parë të planifikuar në orën 19:00 (italiane) të mërkurën, më 17 qershor, kundër Kongos në NRG Stadium në Houston. Cristiano Ronaldo dhe shokët e tij janë thirrur të mos zhgënjejnë pritshmëritë e mijëra tifozëve që do të jenë në stadium dhe përpara ekraneve. Dhe tifozët e kanë bërë tashmë të ndjehet prania e tyre në prag të ndeshjes, pa kursyer polemika dhe kritika për atë që po shohin në grumbullimin e kombëtares luzitane.

Lojtarët gjithnjë në det: “Mënyra më e mirë për përshtatjen me klimën”

Mediat portugeze e kanë përqendruar vëmendjen te përgatitja e Portugalisë, duke filmuar dhe dokumentuar grumbullimin në Palm Beach Gardens, në Florida, ku lojtarët janë parë vazhdimisht në plazh, duke ngritur dyshime për mungesë përqendrimi dhe duke lënë të kuptohet se po i marrin përgatitjet me shumë lehtësi.

Këto situata kanë shkaktuar zemërimin e një pjese të tifozëve, të cilët sulmuan menjëherë skuadrën, duke pasur parasysh dështimet në debutim të ekipeve të tjera të mëdha si Brazili i Ancelotti-t apo Spanja, e cila nuk shkoi më shumë se një barazim zhgënjyes 0-0 kundër Kepit të Gjelbër.

Kështu, nga kampi portugez ka pasur nga ata që kanë dashur t’u përgjigjen zërave dhe polemikave. Matheus Nunes, futbollisti i Manchester City-t, reagoi ndaj kritikave, duke mbrojtur profesionalizmin dhe seriozitetin e tij dhe të shokëve të skuadrës: “Po, është e vërtetë, shpesh shkojmë në det, por nuk ka asnjë problem. Kalimi i shumë kohës në plazh është pjesë përbërëse e përgatitjes sonë… Shkojmë në plazh në mëngjes për t’u mësuar me klimën këtu në Florida”.

Më pas Nunes vazhdoi: “Nuk i kuptoj polemikat, mua më duket krejtësisht normale… Duket sikur kalojmë më shumë kohë duke u argëtuar sesa duke u stërvitur? Absolutisht jo, ne i respektojmë të gjitha seancat stërvitore”.

Portugalia në Florida: vapë përvëluese dhe lagështi e padurueshme

Problemet e përshtatjes me klimën kanë qenë në fakt një aspekt me të cilin Portugalia është përballur që në fillim. Nuk është rastësi që kombëtarja luzitane mbërriti në Botëror më vonë se shumë skuadra të tjera pjesëmarrëse, duke zbritur në Shtetet e Bashkuara vetëm të premten e kaluar.

Qendra e grumbullimit e zgjedhur nga Portugalia ndodhet në Palm Beach Gardens, në Florida, SHBA. Skuadra stërvitet në kompleksin sportiv Gardens North County District Park, një zgjedhje që kishte ngjallur jo pak kritika për shkak të vapës së madhe dhe nivelit shumë të lartë të lagështisë, që e bën frymëmarrjen nën sforco tepër të vështirë.

 

Të këshilluara

ide

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI