Tre të rinj janë arrestuar nga policia e Tiranës, pasi u kapën në flagrancë duke shitur kokainë.
Pas disa muajsh hetimesh, është finalizuar operacioni policor i koduar “Collaboration 2”. Gjatë këtij operacioni, janë kapur në flagrancë tre shtetas në momentin e shitjes së një sasie kokaine.
Operacioni rezultoi me arrestimin e shtetasve Iljaz Cullhai (21 vjeç), Arjel Cinaj (21 vjeç) dhe Xhesjon Mukaj (19 vjeç), të tre banues në Tiranë. Ata u kapën pranë një qendre tregtare, ku Xh. M. u gjet me 107 gramë lëndë narkotike kokainë, gjatë kontrollit fizik.
U sekuestruan 107 gramë kokaine dhe 3 celularë që dyshohet se janë përdorur gjatë aktivitetit kriminal. Materialet procedurale janë dorëzuar në Prokurori për veprime të mëtejshme ligjore.