Flash

Trump: Microsoft në bisedime për të blerë TikTok-un

Lapsi.al 28 January 2025
Trump: Microsoft në bisedime për të blerë TikTok-un

Presidenti amerikan, Donald Trump u tha gazetarëve të hënën se Microsoft po diskuton blerjen e TikTok si pjesë e planit të administratës për të shmangur ndalimin e platformës në SHBA.

“Unë do të thosha po”, tha Trump kur një gazetar e pyeti nëse Microsoft po diskutonte blerjen e rrjetit social.

Trump shtoi se ka shumë interes për TikTok-un dhe se i pëlqejnë luftërat e ofertave, sepse ato ju lejojnë të arrini marrëveshjen më të mirë të mundshme. Trump nuk pranoi të tregonte kompanitë e tjera që kërkojnë të blejnë TikTok, por siguroi se ato janë kompani të nivelit të lartë.

Qasja në TikTok, e cila përdoret nga rreth 170 milionë amerikanë u mbyll në SHBA për disa orë në mes të janarit, pak para se legjislacioni i miratuar në vend të hynte në fuqi që kërkon që kompania e saj mëmë, ByteDance e Kinës të shesë platformën. pasi në të kundërt do të ndalohet në SHBA nga 19 janari.

Pasi u betua si president i SHBA më 20 janar, Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv që shtynte zbatimin e legjislacionit për 75 ditë. Javën e kaluar presidenti amerikan tregoi se është në diskutime me shumë njerëz për blerjen e TikTok dhe shtoi se ka të ngjarë të ketë një vendim për të ardhmen e platformës popullore brenda një muaji.

Përveç kësaj, Trump ka propozuar që ByteDance t'i japë SHBA-së 50% të kapitalit të TikTok në këmbim të moszbatimit të legjislacionit. Uashingtoni mund t'ia jepte atë përqindje interesave private amerikane.

Bisedimet aktuale të raportuara me Microsoft janë hera e dytë që kompania diskuton blerjen e TikTok. Gjatë mandatit të tij të parë në detyrë, Trump u përpoq të ndalonte platformën në SHBA duke përmendur shqetësimet e sigurisë kombëtare. Në vitin 2020, Microsoft u prezantua si kompania kryesore e interesuar për ta blerë atë, por bisedimet shpejt dështuan.

Të këshilluara

ide

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.62

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI